Këshilla për prindërit në kohën e COVID-19.

Këshilla për prindërit në kohën e COVID-19.

Nëse jeni ndjerë të stresuar, në ankth, të tronditur muajt e fundit, nuk jeni vetëm!

Epidemia e koronavirusit në të gjithë botën ka patur një ndikim të madh në jetët tona. Por për aq kohë sa e mbajmë veten tonë dhe familjarëtt të zenë duke bërë veprimtari të dobishme, ditët kalojnë me lehtë dhe më shpejt. Një nga sfidat me të cilat po përballen prindërit është edukimi në shtëpi. Një gjë është e sigurtë: Fëmijët nuk duhet të ndalin kurrë së mësuari. Si prindër dhe kujdestarë, është detyra  jonë t’i mbajmë ata pozitivë, të orientuar drejt studimit dhe të zbavitur

Jam e sigurtë që me këto këshilla te vlefshme, gjërat do të jenë më të lehta.

  1. Krijo nje axhendë për mëngjesin tënd, ashtu sic mund ta keni patur para vetëizolimit. Më mirë akoma,nëse ti (mami dhe babi) mund të zgjoheni herët për  kujdes vetjak dhe kohë për veten. Kur prindërit janë të lumtur, të gjithë përfitojnë.
  2. Krijo një axhendë për fëmijën tënd, nese mësuesi i fëmijës tuaj nuk e pajis atë me një axhendë apo listë detyrash, mund ta krijosh një vetë, por nëse mësuesja është duke dhënë detyra mund t’i kërkoni mësuesit  të bëjë listën e gjërave për të bërë cdo ditë që femija të kalojë në mësim të pavarur. Përfshij pushime të rregullta.
  3. Ushqime të shëndetshme-Jepuni ushqime të shpejta me pak/aspak sheqer, dhe qëndroni tek uji. Kjo sjell përfitime në sjelje, pasi sheqeri në gjak mund të ndikojë  në fokusin e tyre dhe vullnetin për tu përqëndruar.
  4. I vini në lëvizje! Nëse është e mundur vini fëmijët në lëvizje 10 minuta para se të ulen për të mësuar dhe patjetër gjatë pushimeve të drekës. Fëmijët duhet të bëjnë aktivitetë të mëdha motorike (të përdorin muskujt e mëdhenj) që të ulen dhe të fokusohen gjatë aktiviteteve mësimore. Nëse nuk keni akses jashtë , mund të provoni ushtrime gjimnastikore online ose lojëra zbavitëse.
  5. Vendos një limit kohe të arsyeshëm për fëmijën që të mbarojë detyrën. Fëmijët e vetë-motivuar mund të mos kenë nevojë për këtë, por fëmijët të cilët ndonjëherë kanë nëvojë të fokusohen në një detyrë të paturit  e një limiti kohor I motivon për ta përfunduar.
  6. Bëj çfarë funksionon për familjen tënde– nëse ke një program fleksibël, jo të cakuar nga shkolla, gjej çfarë funksionon më mirë për familjen tënde. Disa mund të pëlqejnë të bëjnë mësimin të gjithë në mëngjës dhe të mbarojnë për gjithë ditën, ndërsa të tjerët mund të preferojnë ta bejnë me orare të shkëputura nga mëngjesi në darkë.
  7. Limito kohën në ekran pas mësimeve. Fatkeqësisht  shkikohet një rritje e nervozizmit tek fëmijët me rritjen e kohës që ata kalojnë në ekran. A mundet një aktivitet të printohet në vend që të bëhet online? Nëse ke problem me sjelljen e fëmijës si pasojë e kohës së kaluar në ekran, fol me mësuesin. Mësuesit janë shumë mirëkuptues kundrejt këtij feedback-u dhe mund të bëjnë modifikime.
  8. Mos merr përgjgjësi mbi vete për përfundimin e detyrave.  Përgjegjësia i takon fëmijës. Besoji mësuesit të ndjekë dhe të menaxhojë mësimin e fëmijës tënd, dhe mbaj komunikim me ta për të parë se si mund të mbështetësh mësuesen.
  9. Ki parasysh që nevojat tua janë po aq të rëndësishme, ndoshta dhe më tepër të rëndësishme se ato të fëmijës tënd vecanërisht nëse je duke punuar nga shtëpia, dhe ke përgjegjësi  kundrejt punëdhënësit tënd. Nëse je duke punuar nga shtëpia, mund të të duhet të bësh modifikime në axhendën e punës në javën e parë ose dy javët e para. Fokusohuni t’i mësoni fëmijët të studiojnë në mënyrë te pavarur gjë për të cilën do të nevojitet shumë vëmëndja juaj javën e parë. Mund të acarohesh shumë shpejt kur je duk punuar dhe fëmijët të ndërpresin vazhdimisht ose kanë nevojë për ndihmë. Java e dyte do të jetë më e lehtë, atëherë mundesh të programosh fragmente kohe pune për veten tënde
  10. Nëse fëmja nuk mund të mbarojë të gjitha detyrat, merre me qetësi, do ta kapë ritmin. Jam plotësisht e sigurtë se të gjithë mësuesit janë duke ju zgjeruar njohuritë dhe do ti përsërisin sapo shkolla të fillojë.

Si një provë që mësimionline funksionon dhe është i këndshëm, shijoni disa video të fëmijëvë tanë fantastikë në kanalin YouTube të AEL ALBANIA

 

No Comments

Post A Comment