Programi i kampit

Oxford ILS Junior Summer School është një program për nxënës të moshës 13-17 vjeç.

Programi përfshin mësimin e anglishtes, kulturën dhe aktivitet rikrijuese mbasdite dhe të shtunave.

Nëse do të përmirësosh anglishten tënde dhe të kesh një eksperiencë të paharrueshme në qytetin e Oxford, atëherë ky program është për ty.

Programi përfshin:

  • 15 orë në javë mësim anglisht
  • Të shtunave gjithë ditën ekskursion
  • Klasa të vogla (maksimumi 10 nxënës)
  • Lëvizje me autobuz  përgjatë programit
  • Strehim në shtëpi
  • Transport për në shtëpi pas aktiviteteve të mbremjes
  • Të gjitha vaktet (mëngjes, drekë, darkë)
  • Programe  kulturore dhe rikrijuese nga e hëna në të shtunë
  • Të gjitha materialet e studimit, çertifikata e frekuentimit dhe raport per nxënësit
  • 24 orë kontakt emergjence
  • Mbikëqyrje dhe suport nga stafi i Oksford dhe ofruesit e strehimit në shtëpi
  • Shumë qejf dhe një experience madhështore
  • Mësim dhe aktivitet

Mësimi do të jetë energjik dhe i kënshëm, i projektuar për t’ju përshtatur nxënësve të rinj. Qëllimi i tyre është zhvilimi i gjuhës, me projekte individuale dhe në grup. Mbasditeve dhe mbrëmjeve nxënësit tanë do të organizojnë aktivitete kulturore dhe rikrijuese, kështu ata do të kenë mundësi të praktikojnë anglishten si dhe të mësojnë më shumë rreth Oksfordit dhe Anglisë.

Akomodimi

Të gjithë nxënësit tanë poshtë moshës 18 vjeç do të qëndrojnë me familje që flasin anglishten lokale në Oksford, jo shumë larg nga shkolla. Nxënësit do të kenë një dhomë tipike teke ose dyshe. Cdo ofrues i qëndrimit në shtëpi është përzgjedhur me standarte të larta nga skuadra jonë e akomodimit. Ata gjithashtu janë shumë të rregullt në inspektimin për ruajtjen e cilësisë. Ofruesit e shtëpive janë mikpritës, shoqëror dhe shumë të lumtur që mirëpresin nxënësit tanë.

Të qëndruarit me një akomodues do të thotë të zgjerosh përvojën e të mësuarit pasi shkolla të mbyllet, të mësosh rreth jetesës dhe kulturës Britanike.

Siguria dhe Mirëqenia

Oksford ILS ka procedura dhe politika gjithëpërfshirëse të mirëqënies dhe mjedis mbështetës për nxënësit tanë. I gjithë stafi, përfshirë strehuesit, janë të shoqërueshëm, të afrueshëm, të kontrolluar e të trajnuar për mbrojtjen e nxënësve.

Për të mbajtur nxënësit të sigurt dhe rehat shkolla ka vendosur shërbim transporti pas aktiviteteve të mbrëmjes.

Ky është një staf i përkushtuar për rehatinë dhe mbrojtjen e nxënësve tanë.

Mbërritja

Grupet me 12 ose më shumë nxënës që mbërrijnë në një pike takimi të Oksford priten nga një anëtar i stafit. Nxënësit më pas takohen dhe mblidhen nga mikpritësi i shtëpisë. Për nxënësit që shkojnë në mënyrë individuale pasi arrijnë në aeroportin e Anglisë mund të marrin taksi ose shërbimin Meet & Greet në aeroportin e zgjedhur.

Përgjatë kursit

Në ditën e parë të shkollës nxënësit marrin një paketë mirëseardhjeje dhe udhëzime të cilat përfshijnë informacione rreth shkollës, Oksford-it, mirëqenies , sigurisë dhe procedurave urgjente. Secilit student do i thuhet se me kë duhet të flasë nëse i duhet ndihmë ose mbështetje. Ata gjithashtu do të marrin një ID me numër emergjencash 24 orarëshe.Ne kemi një raport të lartë mbikëqyrës që siguron të ketë një anëtar të stafit të Oxford ILS për çdo 12 nxënës.

Gjithashtu çdo mëngjes nxënësit takohen në një pikë me stafin e Oxford dhe ata ecin së bashku drejt shkollës.

Oxford International Language School
106-108 Cowley Road
Oxford, OX4 1JE, United Kingdom
T: +44 (0) 1865 403351, E: info@oxford-school.co.uk
W: www.oxford-school.co.uk