Java 3 (Java e artit)

Java e artit i kushtohet veprimtarive që sjellin artin më pranë fëmijëve. Kjo javë ka për qëllim të njohë fëmijët me fomat e ndryshme të artit, si dhe të nxisë kureshtjen për eksplorimin e tyre në vazhdim.
Veprimtaritë që do të realizohen:
– Art & crafts, punime me letra me ngjyra dhe me gërshërë, punime me laps dhe penel.Punimet do të ruhen në një ekspozitë të vecantë deri në fund të kamppit dhe më pas disa prej tyre do të shiten. Të ardhurat do të shkojnë për bamirësi,
– Mësim kitare.
– Pantomime dhe ushtrime zëri, e folura në publik.
– Vizitë në muze dhe studio arti + garleri.
– Kinema.