Java e mjedisit ka për qëllim ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e kujdesit për mjedisin. Nën këtë tematikë, do të realizohen aktivitete sensibilizuese (nëpërmjet lojës) dhe eksplorime në natyrë.
Do të organizohet:
- “Green Fashion show” ku fëmijët do të krijojnë veshje dhe aksesorë nëpërmjet materialeve të ricikluara e në fund do të bëhet shfaqje ku do të ekspozohen të gjitha punimet.
- Vizitë në fermë. Njohja me botën e larmishme bimore dhe shtazore. Fëmijët do të angazhohen plotësisht në ciklin e punëve të fermës me qëllim përjetimin e plotë të përvojës.
- Piknik dhe ecje në natyrë (nivel i lehtë për fëmijët).