Udhëtim në Shkodër, Shkurt 2020

Skenderbey

Udhëtim në Shkodër, Shkurt 2020

E shtunë, 8 Shkurt 2020

Këtë ditë dimri me diell vendosëm t’ia dedikojmë vetes. Vendosëm të shkëputemi nga Tirana, dhe të ushqejmë shpirtin me kulturë. Në AEL është traditë organizimi i të paktën një udhëtimi në vit në një qytet të Shqipërisë. Destinacioni i këtij fillimviti u vendos të ishte Shkodra, me një ndalesë të vogël në Lezhë, në Monumentin e Skënderbeut.

Nisja nga Tirana u bë herët në mëngjes që të kishim ditën përpara. Grupi ishte vërtet shumë i madh (71 persona) dhe nevojitej organizim dhe koordinim shumë i saktë që cdo gjë të shkontë shumë mirë. Nga ana tjetër, stafi kishte një përgjegjësi të jashtëzakonshme në gjithcka. Ndalesa e parë dhe e shkurtër ishte në qytetin e Lezhës, në monumentin e Skënderbeut. Pothuajse të gjithë fëmijët e vizitonin për herë të parë dhe kureshtja për të mësuar ishte e madhe. Ky Memorial, përfaqëson një objekt me vlera të shumta historike dhe arkitektonike për Shqipërinë. Ka përfituar formën e tij përfundimtare në vitin 1981, gjatë kohës së komunizmit, kur ai u kthye në Memorialin e Vendvarrimit të Skenderbeut. I vendosur në një hapësirë të dukshme, siperfaqja e Memorialit është rreth 225 m2 duke përfshirë brenda tij rrënojat e Katedrales së Shën Nikollit, mbi të cilën ai është ndërtuar. (Material i marrë nga Into Albania)

Ndalesa e dytë ishte Kalaja e Rozafës. Udhëtarët e vegjël u njohën shkurtimisht me historinë e kalasë, oborret e saj, kohën dhe legjendën e ndërtimit të saj. Pasi soditëm bukurinë krenare të saj dhe u clodhëm nga ngjitja e kodrinës, u nisëm për tek destinacioni i tretë, Muzeu I fotografisë “Marubi”. Për ta shijuar maksimalisht guidën, u ndamë në tre grupë, dhe guida e muzeut me shumë kënaqësi na prezantoi me fotografitë e vjetra, aparatet dhe studiot fotografike të fotografit të famshëm Pietro Marubi.

Thonë se një fotografi vlen sa 1000 fjalë. Atëherë, sa mund të vlejnë rreth 400,000 fotografi origjinale që pasqyrojnë jetën në Shqipëri nga viti 1850 e deri më sot? Muzeu Kombëtar i Fotografisë Marubi, tashmë në pedonalen kryesore të qytetit të Shkodrës, mban në arkivin e tij rreth  400,000 negativë në pllaka xhami, të organizuar në mënyrë të përkryer dhe të klasifikuar sipas vitit të shkrepjes dhe përmbajtjes së fotografisë. (Artikulli i marrë nga Into Albania)

Udhëtimi u mbyll me një drekë të këndshme në një restorant me pamje panoramike buzë lumit të Bunës. Gjithcka shkoi mrekullisht mirë dhe fëmijët morën me vete shijen e një udhëtimi shumë intensive port ë paharrueshëm në Shkodrën loke, bashkë me fotot e  kujtime që do të qëndrojnë me ta për të gjithë jetën.

Në AEL ne po punojmë për organizimin e aktivitetit të radhës, sepse fëmijët meritojnë më të mirën. Ata meritojnë të edukohen e të argëtohen njëkohësisht. Mbase kjo e dyta pak më shumë.. J

2 Comments

Post A Comment