A është i suksesshëm mësimi online? Ja statistikat tona

A është i suksesshëm mësimi online? Ja statistikat tona

A është i suksesshëm mësimi online në Shqipëri?

People expect to be bored by eLearning—let’s show them it doesn’t have to be like that!” – Cammy Bean

“Njerëzit presin të mërziten nga mësimi online – le t’ju tregojmë se nuk ka pse të jetë ashtu!” – Cammy Bean

Që prej datës 9 Mars 2020, në të gjithë vendin, mësimi ka kaluar online, dhe në ditët që flasim mësimi po realizohet online pothuajse në të gjithë botën si masë e marrë nga qeveritë për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Ky tranzicion nuk ka qenë lehtësisht i përqafuar nga kushdo.

Nëse do i referoheshim më konkretisht vendit tonë, vlen të sillet në vëmendje fakti se mësuesit dhe nxënësit përballen me shumë sfida e vështirësi sesa kanë lehtësi për të realizuar procesin mësimor. Në zona të ndryshme të vendit, mësues e nxënës kanë vështirësi deri edhe pamundësi për të patur lidhje interneti.  Nga ana tjetër, gendja është me pozitive dhe shpresëdhënëse në kryeqytet.

Shkollat u detyruan të kalojnë online, por nga ana tjetër shumë qendra trajnimesh u mbyllën dhe nuk mund të ushtronin më veprimtarinë e tyre si më parë. Në këtë kuadër u prekën qendra të trajnimit professional, ashtu si edhe ato të gjuhëve të huaja. Kjo ishte një goditje shumë e rëndë që i erdhi institucioneve private të arsimit. Në këto kushte, është detyra e drejtuesve të këtyre institucioneve që të kërkojnë dhe të punojnë për mënyra inovatore të realizimit të mësimit për të siguruar vazhdimësinë.

AEL duke nisur nga muaji Mars, ofroi për disa javë kursin e gjuhës angleze falas. Cilësuar si një përvojë krejtësisht e re me grupet e fëmijëve, për ne ështe ë rëndësishme të mësojmë se si është pritur shërbimi që ne ofruam. Kështu në vijim të angazhimit tonë për të ofruar më të mirën, bëmë një studim duke ndërtuar një anketë qëllimi i të cilës ishte të kuptojë qasjen e prindërve dhe nxënësve që morën pjesë në mësimin e Anglishtes online si dhe të vlerësojë masat e nevojshme qe duhen marrë për tu përmirësuar në të ardhmen kur mësimi online do të jetë alternativë e domosdoshme për të gjitha grupmoshat.

Anketa u realizua në Google Forms dhe u shpërnda në 80 prindër, nga të cilët u përgjigjën 57 (në bashkëpunim me fëmijën që ndoqi kursin online) si dhe një numër i kufizuar kursantësh të rritur. Anketa u plotësua nga data 17-20 Prill 2020. Rezultatet ishin si më poshtë vijon:

  1. Sa e lehtë është për fëmijët të futen online për ndjekjen e kursit?
  2. Në një shkallë nga 1 në 5, sa e lehtë ishte për fëmijën tuaj kalimi nga mësimi në klasë në mësimin online?

3. Cilat janë sfidat që has fëmija gjatë ndjekjes së kursit online?

4. Sa rehat ndihen fëmijët me librat online?

 

  1. Në një shkallë nga 1 në 5, sa të kënaqur jeni me formatin e mësimit online?

 

 

  1. Si do ta përshkruanit përshkruanit përvojën tuaj me mësimin online në AEL?
  2. Çfarë do të dëshironit të ndryshonit apo të përmirësoni në kurset online?

Përgjigjet ishin të larmishme dhe absolutisht pozitive e motivuese. Për më shumë detaje, ju ftojmë të shfletoni dokumentin PDF në fund të këtij artikulli. Komentet ishin më së shumti të tilla që nuk kërkonin të ndryshonte dicka, e ndërsa për rekomandimet janë marrë masat menjëherë që ato të vihen në zbatim.

.

  1. Nisur nga përvoja e fëmijës tuaj me kursin online, sa do ta rekomandonit tek miqtë/të njohurit të cilët nuk janë plotësisht të bindur?

Përfundimet ishin shumë inkurajuese dhe premtuese për të ardhmen e të mësuarit online. Këto rezultate shpresojmë të shërbejnë si shtysë edhe për ata prindër që ende janë në mëdyshje për ta regjistruar fëmijën në një kurs online.

“Online learning is not the next big thing, it is the now big thing.” – Donna J. Abernathy

Formulari: https://forms.gle/KkBk6idXBGdATH7V7

Rezultatet: Paraqitja grafike, shkarko AEL_online_classes_survey2020

Të drejtat ekskluzive: AEL Albania – markë e regjistruar.

Ndalohet përdorimi i këtij materiali pa autorizimin e botuesit. 22 Prill 2020

No Comments

Post A Comment