03 Nov Kampi veror në Oxford, UK
Mirësevini në Oxford ILS, Shkolla verore për fëmijë
Oxford ILS Junior Summer School është një program për student të moshës 13-17 vjeç.
Programi përfshin mësimin e anglishtes në mëngjes, kulturën dhe aktivitet rikrijuese mbasdite dhe të shtunave.
Nëse do të përmirësosh anglishten tënde dhe të kesh njëeksperiencë të paharrueshme në qytetin e Oxford atëherë ky program është për ty.
Programi përfshin:
15 orë në javë mësim anglisht
Të shtunave gjithë ditën ekskursion
Klasa të vogla (maksimumi 10 nxënës)
Lëvizje me autobuz përgjatë programit
Strehim në shtëpi
Transport për në shtëpi pas aktiviteteve të mbremjes
Të gjitha vaktet (mëngjes, drekë, darkë)
Programe kulturore dhe rikrijuese nga e hëna në të shtunë
Të gjitha materialet e studimit, çertifikata e frekuentimit dhe raport per nxënësit
24 orë kontakt emergjence
Mbikëqyrje dhe suport nga stafi i Oksford dhe ofruesit e strehimit të shtëpive
Shumë qejf dhe një experience madhështore
Mësimi dhe aktivitet
Mësimi do të jetë energjik dhe I kënshëm, I projektuar për t\u përshtatur nxënësve të rinj.
Qëllimi I tyre është zhvilimi I gjuhës, projekte individuale dhe nѱ grup.
Mbasditeve dhe mbremjeve nxënësit tanë do të organizojnë aktivitete kulturore dhe rikrijuese, kështu ata do të kenë mundësi të praktikojnë anglishten si dhe të mësojnë më shumë rreth Oksford dhe Anglisë.
Akomodimi
Të gjithë nxënësit tanë poshtë moshës 18 vjeç do të qëndrojnë me familje që flasin anglisht në Oksford, jo shumë larg nga shkolla. Nxënësit do të kenë një dhomë tipike teke ose dyshe. Cdo ofrues i qëndrimit në shtëpi është përzgjedhur me standarte të larta nga skuadra jonë e akomodimit. Ata gjithashtu janë shumë të rregullt në inspektimin për ruajtjen e cilësisë.Ofruesit e shtëpive janë mikpritës, shoqëror dhe shumë të lumtur që mirëpresin nxënësit tanë.
Të qëndruarit me një ofrues shtëpish do të thotë të zgjerosh përvojën e të mësuarit pasi shkolla të mbyllet, të mësososh rreth jetesës dhe cultures Britanike.
Siguria dhe Mirëqenia
Oksford ILS ka procedura dhe politika gjithëpërfshirëse të mirëqënies dhe mjedis mbështetës për nxënësit tanë, I gjithë stafi, përfshirë strehuesit e shtëpive janë të shoqërueshëm, të afrueshëm, të kontrolluar e të trajnuar për mbrojtjen.
Për të mbajtur nxënësit të sigurt dhe rehat shkolla ka vendosur shërbim transporti pas aktiviteteve të mbremjes.
Ky është një staf I përkushtuar për rehatinë dhe mbrojtjen e nxënësve tanë.
Mbërritja
Grupet me 12 ose më shumë që mbërrijnë në një pike takimi të Oksford priten nga një anëtar I stafit. Nxënësit më pas takohen dhe mblidhen nga mikpritësi i shtëpisë. Për nxënësit që shkojnë në mënyrë individuale pasi arrijnë në aeroportin e Anglisë mund të marrin taksi ose shërbimin Meet & Greet në aeroportin e zgjedhur.
Përgjatë kursit
Në ditën e pare të shkollës nxënësit marrin një paketë mirëseardhjeje dhe udhëzime ku përfshihen informacione rreth shkollës, Oksford-it, mirëqenies , sigurisë dhe procedurave urgjente. Secilit student do i thuhet se me kë duhet të flasë nëse i duhet ndihmë ose mbështetje. Ata gjithashtu do të marrin një ID me numër emergjencash 24 orarëshe.Ne kemi një raport të lartë mbikëqyrës që siguron të ketë një anëtar të stafit të Oxford ILS për çdo 12 nxënës.
Gjithashtu çdo mëngjes nxënësit takohen në një pikë me stafin e Oxford dhe ata ecin së bashku drejt shkollës.
Anxhesila
Posted at 20:20h, 04 NovemberI want to be part of this summer camp