Kamp veror #AEL për fëmijë 6-12 vjeç

Kamp veror #AEL për fëmijë 6-12 vjeç

A e dini se kampi veror është një nga përvojat më të bukura që duhet ta provojë çdo fëmijë të paktën një herë?

KAMPI VEROR AEL 2021 vjen me risinë e javëve tematike:
1. Java sociale; 2. Java e mjedisit; 3. Java e artit; 4. Java e teknologjisë.
Secila prej temave do trajtohet gjerësisht në disa dimensione në javën përkatëse.

Fokusi kryesor i shumë kampeve eshte ai edukativ, sportiv dhe zhvillim kulturor. Eksperienca e një  kampi veror mund të ketë një impakt tek fëmijët që zgjat gjatë gjithë jetës.

 

Ja disa arsye pse:

1. Argëtim – pasi përfundojnë shkollën, e vetmja gjë që fëmijët duan është të luajnë me moshatarët e tyre, të jetojnë maksimalisht fëmijërinë e të krijojnë kujtime.

2. Dije – kampi veror përveç lojërave edukative, ofron edhe programe specifike të të mësuarit ku fëmijët njihen me parimet e këtyre programeve siç është kompjuterika, arti, aktrimi, gjuhët e huaja, etj.

3. Miq të rinj – mundësi e të njohurit të bashkëmoshatarëve të rinj, duke njohur më mirë veten dhe njëri-tjetrin.

4. Përvojë – kampi veror është më së shumti një përvojë e cila e shtyn fëmijën në zhvillimin e kompetencave të tij, rritjen e përgjegjësisë.

5. Pavarësi – edhe pse gjatë një kampi fëmijët janë gjatë gjithë kohës nën mbikqyrje duke mos patur prindërit që tu drejtohen gjatë gjithë kohës ndjehen më të pavarur. Edhe pse ditët e tyre janë të programuara, fëmijët ndihen më të qetë dhe jo nën presion siç ndodh gjatë vitit.

6. Eksplorim – programi javor i larmishëm ju mundëson fëmijëve të eksplorojnë më shumë mjedisin që i rrethon duke ju nxitur kuriozitetin për të mësuar më etj.

 

Academy of European Languages ofron kampin veror që prej vitit 2018 duke sjellë një mundësi të shkëlqyer argëtimi dhe edukimi për fëmijët tuaj për 5 javë, duke nisur në mes të muajit qershor, grupmosha 6-12 vjeç.

No Comments

Post A Comment