AEL – Fun Halloween Party

AEL – Fun Halloween Party

Në AEL Halloween-in e festojmë me krijime të personalizuara, lojëra dhe të qeshura, pa kostume a maska të frikshme.

Një festë e krijuar për të argëtuar fëmijët duke lënë imagjinatën të lirë për të krijuar, në 31 Tetor, ora 17:00 – 19:00 në AEL, Unaza e Re, Astir.

Çfarë do të bëjnë fëmijët?

Aktiviteti është i ndarë në tre pjesë.

Pjesa e 1-rë

Krijojmë karakterin e Halloween të personalizuar me headband dhe crafts.

Facepanting (pikturim i fytyrës) për të theksuar karakterin

Vendosja e një emri për të krijuar identitet përgjatë festës

Pjesa e 2-të

Lojëra dhe muzikë, fotografi profesionale

Lojërat që do të zhvillohen:

Tollumbacet me cmime dhe surpriza

Gjetje thesari – ghost lollipops të krijuara nga fëmijët

Toilet paper mummy – krijim i një mumjeje me letër tualeti, lojë në formën e garës

Mbyll sytë dhe krijo një personazh – vizatim dhe vendosje e pjesëve të trupit mbi një sipërfaqe, pa i parë

Pjesa e 3-të

Cooking decoration activity – dekorim biskotash në formën e garës. Fëmijët do të ndahen në grupe. Do pajisen me përbërësit dekorues dhe biskotat dhe do i dekorojnë ato në temën e Halloween.

Donut eating game – kjo është loja më funny e ditës. Fëmijët duhet të mbajnë duart e lidhura nga mbrapa dhe do të përpiqen të hanë donut të varur mbi fytyrën e tyre. Kush mbaron i pari, fiton.

Shënim i rëndësishëm për prindërit: Biskotat dhe Donuts janë të freskëta, të prodhuara për ne ditën e festës pasi janë bërë porosi më herët. Edhe kremi dekorativ është i ngrënshëm. Nëse fëmija juaj ka alergji nga ndonjë produkt ushqimor, ju lutem të na bëni me dije.

Pjesëmarrja rekomandohet për fëmijët e moshës 5-12 vjec të cilët mund të shijojnë aktivitetin pa praninë e prindërve. Numri pjesëmarrësve është i limituar ndaj rezervoni vendin e fëmijës suaj sa më parë. Rezervimet mbyllen në datën 29 tetor, ora 20:00. Dërgo emrin, mbiemrin, moshën me sms në 069 36 58 864 ose DM në rrjetet tona sociale.

Ky aktivitet ka tarifë pjesëmarrjeje për të cilën ju informon sekretaria. Tarifa përfshin të gjitha materialet që do duhen gjatë festës, ushqimet dhe pijet. Fëmijët nuk duhet të sjellin gjë me vete. Inkurajohen dhe pranohen të marrin pjesë edhe fëmijë që nuk janë nxënës të qendrës 🙂

Ky aktivitet është ideuar, hartuar dhe do të zbatohet nga mësuesja e pikturës Ersa Kana, në bashkëpunim me teacher Evën.

JU MIREPRESIM!

1 Comment
  • Nertila Kocaqi
    Posted at 08:05h, 27 October Përgjigjiuni

    Po
    Konfirmojne pjesemarrjen Era dhe Dion Kocaqi

Post A Comment