Ekskursion dhe piknik në Reç, Shkodër (6 Nëntor)

Ekskursion dhe piknik në Reç, Shkodër (6 Nëntor)

Të dashur prindër,

Në datën 6 nëntor do të zhvillojmë një ekskursion dhe piknik me fëmijët në pyllin e gështenjave në Reç, Shkodër. Destinacioni ynë, Reçi është një nga tre fshatrat kryesorë të Parkut Rajonal të Shkrelit , nje vend ku kupton se ora është ndalur dhe ku natyra është treguar e pakursyer. Vjeshta me gjithë ngjyrat e saj e bëjnë këtë zonë vërtet mahnitëse për t’u vizituar.

Programi:

Nisja do të bëhet në orën 7:30 të mëngjesit dhe kthimi rreth orës 17:00 por do të njoftoheni në kohë reale në grupin e aktivitetit për gjithçka, siç bëjmë gjithmonë në këto raste.

Me të mbërritur do të bëjmë ecje 1-2 orë që fëmijët të shijojnë natyrën dhe të mbledhin gështenja. Më pas kemi piknikun me ushqime që fëmijët do i marrin nga shtëpia (bukë me vete). Më pas do të kenë kohë të lirë për të luajtur (jo me telefona).Në përfundim të aktivitetit do të pastrojmë mbetjet nëse do të gjejmë dhe do pastrojmë sigurisht edhe mbetjet tona.

Pjesëmarrja është e kufizuar ndaj duhet të konfirmoni sa më parë. Lejohen të marrin pjesë vetëm nxënësit e qendrës, jo shokë/shoqe/kushurinj, dhe kjo për efekt menaxhimi të grupit.

Në dispozicion të grupit është edhe stafi shoqërues. Udhëtimi kushton 1200 lekë/nxënës. Quhet i regjistruar çdo nxënës që kryen pagesën deri në datën 5, ora 20:00.

Çfarë duhet me vete:

  1.    Veshje sportive të përshtatshme për aktivitetin.
  2. Ndonjë pulovër për tu ndërruar në rast se djersisin.
  3. Top, lojra tavoline, letra.
  4. Libër për të lexuar rrugës nëse nuk duan të luajnë apo bashkëbisedojnë.
  5. Ushqim me vete.
  6. Mbulesë tavoline për të shtruar piknikun.
  7. Mjaftueshëm ujë për të pirë.
  8. Shumë energji pozitive për tu kënaqur maksimalisht.

KUJDES! Përdorimi  telefonit është I limituar në shumë pak kohë me qëllim që fëmijët ta shijojnë udhëtimin, mbase vec për foto ose moment të caktuara për të folur me prindërit. Me prindërit mund të lidhen edhe nëpërmjet telefonit të sekretarisë. Për çdo pyetje të mëtejshme, drejtojuni secretaries.

Ju faleminderit.

2 Comments
  • Dion Kocaqi
    Posted at 14:14h, 03 November Përgjigjiuni

    Dioni do marri pjese ne eskursion

  • Era Kocaqi
    Posted at 14:14h, 03 November Përgjigjiuni

    Era do marri pjese ne eskursion

Post A Comment