12 Nov Fjalimet e të ftuarve specialë në 10-vjetorin e AEL/Suela Lilollari, Prof.Shpresa Delija, Antonela Shehu
Në datën 4 nëntor 2023, u mbajt ceremonia festive e 10-vjetorit të Academy of European Languages. Ky event celebrues mirëpriti një panel diskutimi mbi çështje që prekin gjerësisht prindërit, fëmijët dhe mësuesit, tema të cilat përbënin interes të lartë për audiencën.
Eventi u hap nga moderatorja Esmerina Hidri, njëkohësisht mikeshë e kahershme e AEL. Më pas, drejtuesja Eva Çota mbajti një fjalim falenderues për gjithçka është arritur në 10 vjet.
Folësit e panelit ishin: Rezart Prifti – pedagog, Anna Shkreli – Themeluese e shtëpisë botuese Berk, Xhafer Rakipllari – Këshillues karriere, Lori Duro – autore e buzëqumësht. Panelistëc cekën tema të larmishme duke nisur nga marrëdhëniet mësues-prindër-nxënës, nevoja për këshillim karriere dhe format e realizimit të saj që në bangat e shkollës, bashkëshoqërimi i fëmijëve nga prindërit në momentet më të rëndësishme të jetës së fëmijëve, dhe lidhja me librin që më moshë të hershme.
Fjalimi i themelueses, Eva Çota
Veç panelistëve, ky event mirëpriti edhe tre të ftuara speciale të cilat ndanë ndjesi dhe përvoja përpara pjesëmarrësve.
E ftuara e parë, Suela Lilollari, nënë e dy vajzave të mrekullueshme dhe nxënëse të shkëlqyera, ndau përvojën dhe rrugëtimin e saj me vajzat si nxënëse në AEL. Në një fjalim shumë emocional, ajo u shpreh}
Suela Lilollari: ”Është një nder, privilegj të flas këtu për AEL sot, të flas për Evën. Eva është një nga njerëzit që ka pasur impaktin më të madh në jetën e vajzave të mia. Vajza ime e madhe nisi eksperiencën në AEL në moshen 6 vjeçare dhe në atë kohë kishte dhe përplasje gjuhësh por në AEL u qartësua dhe mësoi gjuhën angleze në mënyrat më efektive të mundshme. Strategjitë e mësimdhënies dhe temat ekstrakurrikulare kanë ndihmuar shumë, dhe gjithashtu aktivitetet e zhvilluara jashtë kursit janë disa nga gjërat që jo vetem i bëjnë fëmijët të shkojnë me qejf por gjithashtu të shijojnë çdo pjesë të rrugëtimit të tyre në AEL. Edhe slogani që thotë “Hyjmë për të mësuar e dalim të realizuar” është mëse i vërtetë. Prandaj, shumë shumë falenderime për Evën dhe stafin e AEL për profesionalizmin e tyre dhe çdo eksperiencë që na kanë dhuruar.”
Shpresa Delija – Pedagoge pranë Fakultetit të gjuhëve të huaja, Universiteti i Tiranës:
“Një ditë e veçantë për mua ishte dje, të isha e ftuar nga ish studentia ime e mrekullueshme, dhe mikja e kolegia ime sot, Eva Çota në 10 vjetorin e themelimit te Akademisë së Gjuhëve Europiane (AEL) në sallën e bukur tek Muzeu Historik!
Sa e lumtur dhe krenare ndihem kur studentët e mi ecin përpara në profesionin e mësuesisë, dhe me bindje të plotë them se Eva mbetet një shembull i bukur dhe me plot entuziazëm e shpresë se Shqipëria do eci përpara me këtë brez tē mrekullueshëm!
Eva, sa herë bisedojmë, shumë e më shumë më rinon dhe më jep forcë për punën që bëj me studentët!
Të jam mirënjohëse dhe falenderuese që ato pak dije dhe përvojë që e kemi bashkëndarë në auditoret e fakultetit janë transmetuar në vlera dhe virtute të larta njerëzore, intelektuale, profesionale, dhe drejtimi në qendrën tuaj AEL në Tiranë.
Jeni shembulli më i mirë për të gjithë!”
Antonela Shehu – nxënësja e parë e AEL:
“Përshëndetje të gjithëve. Çfarë nderi të jem këtu duke folur për AEL, që më ka dhënë mua aq shume dhe tani unë po i jap diçka, edhe pse kaq të vogël. Gjithmonë e kujtoj me shumë lumturi kohën që kam kaluar te AEL për aq shumë vite. Unë kam qenë gjithmonë një fëmijë i ndrojtur, por kur erdha në AEL e kisha shumë të lehtë të bëja miq dhe të merrja pjesë në aktivitete të lidhura me të gjitha fushat. Pikënisja e shume aktiviteteve të lidhura me mjedisin, aktivizmin është AEL. Sot në universitet shumicën e lëndëve i bëj në Anglisht. Sa herë që nis një leksion e gjej veten duke pyetur: “Ku do të isha sot pa AEL?! Askund. Duket sikur është shumë, por është e vërtetë. Për zysh Evën… nuk kam një fjalë që ta përshkruaj si duhet. Nuk mendoj se as fjalori ynë nuk ka një fjalë që e përgjithëson atë. Edhe sikur autorët më të mëdhenj të të gjitha kohërave të ishin këtu, nuk do mund ta gjenin një fjalë. Zysh Eva është personi i cili më ka dhënë më shumë së të gjithë, brenda dhe jashtë kursit. Dua që ajo ta dijë se gjithçka unë jam sot, është si pasojë e saj. Ajo është një frymëzim jashtëzakonisht i madh për mua. Faleminderit!”
Eventi u përmbyll me tortën e ditëlindjes së AEL dhe urimin e përbashkët për një tjetër dekadë plot arritje e suksese.
No Comments