Me rastin e festave të fundvitit

Me rastin e festave të fundvitit

Këtë vit vendosëm të festojmë ndryshe në fundvit. Meqë deri më tani kemi patur një axhendë shumë të ngjeshur aktivitetesh, vendosëm të mos bëjmë koncert si çdo vit por të dalim e të kënaqemi duke shijuar Tiranën e bukur në këto ditë festash.

E nisëm ditën duke shkuar në kinema. Dhe pse e kemi parë disa herë në shtëpi, prapë zgjodhëm të shohim “MINIONS” në kinema. Por jemi aq të vegjël saqë humbëm në kolltuqet e sallës dhe nuk dukemi fare në foto ?

Pasi dolëm, rastësisht takuam Ministrin Saimir Tahiri i cili na prezantoi monumentin në nder të policëve të rënë në krye të detyrës. Nuk mund të rrinim pa bërë pyetje, kështu që mësuam mjaft në lidhje me të. Pastaj një shëtitje tek “Reja” sepse disa nga shokët tanë se kishin vizituar asnjëherë. Aty bëmë dhe kartolinën e urimit për ju!

Dhe aventura jonë përfundoi në fshatin e festave!

Ditë për tu mbajtur mend!

No Comments

Post A Comment