Çfarë të lexojnë fëmijët këtë verë sipas Pavlina Lilollarit.

Çfarë të lexojnë fëmijët këtë verë sipas Pavlina Lilollarit.

Unë jam Pavlina dhe jam 11 vjeç. Kam lexuar shumë libra dhe veçanërisht romane. Ju e dini se romanet çfarë nuk kanë brenda tyre: shprehje, fjali, fjalë, botë të reja të paeksploruara e të panjohura më parv, dhe të gjitha këto të lënë mbresa nëse i ke lexuar me vëmendjen dhe me dashurinë e duhur.

Sot unë do ju rekomandoj të lexoni ato libra që mua më kanë lënë më shumë mbresa, librin më të parë dhe më të fundit që kam lexuar vetë .

Libri im i parë është ‘Mbretëresha’ nga Jacqueline Wilson. Siç mund t’a kuptoni është një ndër të preferuarit e mi. Libri është dramatik dhe tepër emocionues. Personazhi kryesor përjeton shumë vuajtje dhe shprehja që më ka bërë përshtypje është ‘Mos u mëso shumë me një problem tëndin sepse sapo të dalë një tjetër, ti do rrëzohesh.

Kurse në një libër krejt ndryshe nga ky, kam mësuar diçka krejt tjetër. Libri ‘Kekë në hapësirë’ nga Philips Reeve dhe Sarah Mclntyre është një aventurë e jashtëzakonshme. Shprehja që kam mësuar nga ky libër është: ‘Edhe nëse nuk je i guximshëm, provoji aventurat, të paktën do të jetë një eksperiencë e jo më që mund të fitosh shumë prej saj’.

Për momentin ju sugjeroj këta dy libra që t’i lexoni sepse janë të mrekullueshem.

Gjithashtu dua t’ju them të gjithëve ju që e lexuat këtë artikull, LEXONI DHE DHURONI SA MË SHUMË LIBRA.

Ju përshëndes të gjithëve!

No Comments

Post A Comment