4 VJET AEL

4 VJET AEL

Të dashur miq,

Siç ju premtuam, do ju zbulojmë surprizën e tretë, për të cilën na është dashur të punojmë dhe angazhohemi shumë prej disa javësh.

Jo më kot vendosëm ta ndajmë me ju sot, sepse pikërisht sot 4 vite më parë mori jetë AEL, e brenda katër vitesh ne ZGJEROJMË SËRISH AMBIENTET tona për të qenë më pranë jush, tashmë qe jemi një familje shumë më e madhe sesa në fillimet tona. Klasat tona të reja janë ngjitur me ato ekzistueset kështu që nuk do të shkaktohet asnjë ngatërresë për të na gjetur.
Në këto vite, pak për nga numri por shumë për nga puna e bërë dhe rezultatet e arritura, kemi mësuar shumë nga ju. Kemi mësuar se besimi juaj është forca që na ka udhëhequr në çdo hap; se mirënjohja dhe vlerësimi juaj na ka frymëzuar për të dhënë maksimumin tonë dhe rezultatet e kësaj t’i shijojmë e festojmë së bashku gjithmonë; se mund të krijojmë dhe të ruajmë marrëdhënie të mrekullueshme dhe të fitojmë miq të mirë.

I jemi mirënjohës të gjithë atyre prindërve që na besojnë edukimin e thesarit të tyre më të shtrenjtë; të gjithë të rriturve profesionistë që kanë vendosur t’i çojnë një hap më përpara dijet e tyre në gjuhë të huaja duke na patur ne partnerë. Në këto vite ju kemi treguar se për ne ju jeni të parët, e kështu do vazhdojë të jetë.

#AEL do vazhdojë të sjellë risi, në shërbime, veprimtari, infrastrukturë dhe të ruajë cilësinë maksimale të mësimdhënies.

Ju faleminderit ju që keni qenë dhe jeni bashkëudhëtarët tanë.

Për t’i festuar arritjet së bashku, ju njoftojmë se ambientet e reja do të inagurohen së shpejti

No Comments

Post A Comment