10 ngjarjet më të rëndësishme në AEL për 2019

info

10 ngjarjet më të rëndësishme në AEL për 2019

Academy of European Languages tashmë njihet për ndërthurjen e veprimtarive argëtuese dhe ekstrakurrikulare me të mësuarit e gjuhëve të huaja, veçanërisht tek fëmjët. Viti 2019 ishte mjaft intensiv dhe shënoi realizimin e një numri të madh aktivitetesh të tilla. Ndër ngjarjet më të rëndësishme por edhe më të bujshme janë:

  1. Workshop “Roli i Edukimit Fizik tek fëmijët”

Nisur nga vëzhfimet e bëra në nxënësit tanë, u gjykua i domosdoshëm një seminar informues që nxirte në pah nevojën e padiskutueshme që fëmijët kanë për të qenë më aktivisht të angazhuar në sporte. Përpos përmirësimit të shëndetit mendor, zhvillimi i sportit ose mungesa e tij ndikon drejtpërdrejt në shëndetin fizik. Për më shumë kliko këtu.

  1. Udhëtim në Korçë

Pjesë e integruar e programit tonë mësimor janë edhe udhëtimet. Ato mundësojnë eksplorimin e vendit, kulturës dhe historisë dhe janë burim argëtimi gjithashtu. Fëmijët udhëtojnë nën kujdesin e stafit e në këtë mënyrë rrisin sensin e pavarësisë dhe të përgjegjësisë. Sa i përket eksplorimit, Korca ka shumë për të ofruar në të gjitha aspektet.

  1. Pjesëmarrja në rubrikën “Sipërmarrësit e rinj”, në “Mirëmëngjes Shqipëri” në RTSH.

Promovimi i arritjeve të AEL në kanalet e duhura të komunikimit është përherë në fokusin e punës sonë dhe kur ajo njihet e vlerësohet më gjerë, i shton vlerë institucionit. Në rubrikën “Sipërmarrësit e rinj” e cili shërben si një dritare për sipërmarrësit e rinj në Shqipëri, , AEL ndau një pjesë të rrugëtimit ndër vite dhe sfidat më domethënëse me të cilat jemi ndeshur. Për më shumë kliko këtu.

  1. Workshop “ Një ditë me dentisten”

Kujdesi për dhëmbët dhe higjiena e gojës luajnë një rol të rëndësishëm në shëndetin e fëmijëve. Edukimi i tyre për përkujdesjen e dhëmbëve ishte tema kryesore e sesionit informues u  zhvillua pranë qendrës tonë. Ky sesion synoi informimin dhe ndërgjegjësimin e të gjithë fëmijëve mbi shëndetit oral, si dhe pasojat dhe problemet që vijnë nga moskujdesja në moshë të hershme.

  1. Workshop me Kikiliciouss “Të ngrënit shëndetshëm”

Ky aktivitet u realizua me qëllim sjelljen në vëmendje të fëmijëve për tu ushqyer shëndetshëm uke filluar që në shtëpi e deri në mjediset jashtë ku kalojnë një pjesë të mirë të ditës, si në shkollë, me miqtë, etj. Blogerja Kristi Janku ndau me nxënësit disa këshilla të vlefshme të cilat ata mund t’i konsideronin në përditshmërinë e tyre.

  1. Festa “6 vjet AEL”

Me rastin e 6 vjetorit të themelimit, AEL organizoi një festë madhështore dedikuar fëmijëve dhe të rriturve. Në një atmosfere elektrizuese, fëmijët shijuan lojërat, muzikën dhe kërcimet me animatorët e ndërsa të rriturit shijuan bashkëbisedimin në këndin tjetër të dedikuar vetëm për ta. Për më shumë kliko këtu.

  1. Pjesëmarrje dinjitoze në BIESS (Balkans International Entrepreneurship Summer School.)

Nxënësit e Academy of European Languages ishin të ftuar të veçantë të programit BIESS dhe patën mundësinë të shpalosin njohuritë mbi fushën e biznesit dhe aftësitë e shkëlqyera komunikuese e prezantuese në Anglisht. Fëmijët përveçse prezantuan idete e tyre të biznesit, ishin edhe mentorë të studentëve për një ditë.  Për më shumë kliko këtu:  dhe  këtu.

  1. Pjesëmarrje dhe performance në “Ditën Kombëtare të Aktivizmit 2019”

Fëmijët e #AEL marshuan për të drejtat e njeriut e për të drejtat e fëmijëve duke dashur të përcjellin mesazhin se aktivizmi qytetar është jetik për një shoqëri të shëndetshme dhe një shoqëri që REAGON! Për më shumë kliko këtu.

  1. Workshop “Të njohim rolin e psikologut”

Ky aktivitet erdhi si nevojë për të ndikuar pozitivisht në të menduarit e fëmijëve pas gjendjes së vështirë që kaloi vendi ynë pas tërmetit të 26 Nëntorit. Përveç kësaj, në workshop u fol gjerësisht edhe për çështje të ndryshme që i shqetësojnë dhe stresojnë fëmijët. Psikologia ndau këshilla të cilat fëmijët mund t’i ndjekin për të ndihmuar veten dhe miqtë e tyre.

  1. Rezultate të shkëlqyera në përgatitjen e studentëve për provime ndërkombëtare.

Përvoja 10 vjeçare në përgatitjen për provime është garancia kryesore që ne ju japim studentëve që interesohen të përatiten për provimet ndërkombëtare të gjuhës Angleze. Viti 2019 shënoi numrin më të lartë të përgatitjeve ndër vite dhe me arritjet maksimale sipas pritshmërive të studentëve. Kur studentët janë të brendshëm, suksesi është edhe më i garantuar si rrjedhojë e punës shumë intensive që realizohet vit pas viti e që përmvyllet me mbrojtjen e gjuhës.

 

Këto ishin vetëm disa prej dhjetëra veprimtarive të realizuara përgjatë vitit 2019. Veprimtaritë e plota mund t’i gjeni në web-in tone si dhe në rrjetet tona sociale. Dëshiron të njohesh me veprimtaritë dhe ofertat tona në kohë reale? Na ndiq në Facebook, dhe Instagram.

No Comments

Post A Comment