Pozicion i lirë: Koordinatore (me kohë të plotë – pasdite)

Pozicion i lirë: Koordinatore (me kohë të plotë – pasdite)

Pozicioni: Koordinatore me kohë të plotë pasdite

Kriteret e punësimit:

  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë, pa rëndësi specifike cila degë.
  • Të njohë gjuhën angleze në të folur dhe në të shkruar.
  • Të njohë dhe zotërojë kompjuterin, paketën Office.
  • Të ketë etikë të shkëlqyer komunikimi dhe sjelljeje.
  • Të ketë aftësi shumë të mira organizuese dhe bashkëpunuese.
  • Të ketë aftësi për të zbatuar përgjegjësitë dhe të realizojë objektivat e caktuara.

Detyrat dhe përgjegjësitë

Kandidatja duhet të marrë përsipër që të ushtrojë përgjegjësitë si më poshtë :

  • Të mirëpresë klientët dhe t’i informojë për shërbimet.
  • Të organizojë dhe koordinojë punën me stafin si dhe grupet dhe oraret e kurseve.
  • Të koordinojë aktivitetet argëtuese dhe edukuese për fëmijët
  • Të dërgojë njoftime dhe të ketë komunikim të vazhdueshëm me klientët dhe furnitorët.
  • Të përpilojë raportet ditore, mujore, vjetore sipas formatit.

Të tjera:

  • Ditët zyrtare të pushimit janë pushim sipas një kalendari të paracaktuar.
  • Mjedis shumë miqësor pune.
  • Orari i punës është nga e hëna – premte 12:30 – 20:30 (30 min pushim dreke), e shtuna një po, një jo: 09:00 – 14:00

Aplikimet duhet të jenë si më poshtë:

Subjekti: (Emër Mbiemër) Kërkesë për punësim – Koordinatire (AEL).

  1. CV të detajuar (Shqip ose Anglisht) me foto (Foto profesionale, JO SELFIE).
  2.  1-2 referenca të punëdhënësve të mëparshëm (opsionale).
  3. Diplomë e shkollës së lartë.

Preferohen kandidate të grupmoshës 22-35 vjeç.
Dërgo aplikimin në: info@ael-albania.com

No Comments

Post A Comment