Java 4

Java e mjedisit

Java e katert ka për qëllim ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e kujdesit për mjedisin. Nën këtë tematikë, do të realizohen aktivitete sensibilizuese (nëpërmjet lojës) dhe eksplorime në natyrë.

Do të organizohet:

  • “Green Fashion show” ku fëmijët do të krijojnë veshje dhe aksesorë nëpërmjet materialeve të ricikluara e në fund do të bëhet shfaqje ku do të ekspozohen të gjitha punimet.
  • Vizitë në fermë. Njohja me botën e larmishme bimore dhe shtazore. Fëmijët do të angazhohen plotësisht në ciklin e punëve të fermës me qëllim përjetimin e plotë të përvojës.
  • Aksione pastrimi ne zona te ndryshme dhe fushata ndergjegjesimi per mbajtjen paster te mjedisit.