4th week

Java e teknologjisë PA CELULARË
Gjatë javës së teknologjisë, fëmijët do të njihen me aspekte të ndryshme të përfshirjes së teknologjisë në jetën tonë. Fillimisht ata do të njihen me disa koncepte praktike bazë të ICT (shkencave kompjuterike).
– Në këtë kuadër do të vizitojmë ICTSlab, qendër trajnimi për aftësitë kompjuterike për fëmijë.
– Vec kësaj, do të vizitohen kompani prestigjoze shqiptare të cilat në sajë të përdorimit të teknologjive të avancuara, sjellin ne treg produkte cilësore dhe më të sigurta për konsumatorët dhe përdoruesit.
– Fëmijët do të marrin mësimet e para të programimit, të përshtatur për moshën e tyre. Për këtë do ju duhet të kenë me vete laptop/tablet për 1 ditë.