“Festivali i vjeshtës” – festojmë vjeshtën në mal me WEART KIDS dhe AEL

“Festivali i vjeshtës” – festojmë vjeshtën në mal me WEART KIDS dhe AEL

Çfarë i bën bashkë @weart.kids @ael.albania dhe @PeterPanKidstravel këtë vjeshtë?!
Dëshira për të sjellë një projekt unik për fëmijët tuaj në të cilin festojmë dashurinë për vjeshtën magjike, natyrën dhe artin!
Një aktivitet që nuk është parë e dëgjuar më parë në Tiranë vjen për fëmijët e grupmoshave 5-12 vjeç në datën 22 tetor.
Çfarë duhet të dinë prindërit:
1. Kush mund të marrë pjesë?
-Ky aktivitet është i pështatshëm për fëmijë të grupmoshës 5-12 vjeç dhe mund të marrin pjesë edhe fëmijë të cilët nuk i frekuentojnë @weart.kids apo @ael.albania përveç fëmijëve që ndjekin kurse në secilën prej qendrave.
2. Çfarë do të bëhet në festivalin e vjeshtës?
Të gjitha veprimtaritë që do realizohen janë të listuara në postim dhe i zbuloni me 1 swipe.
3. Kur bëhet nisja dhe kur është kthimi?
Nisja bëhet në orën 8.30 pranë secilës prej studiove @weart.kids dhe @ael.albania.
Kthimi bëhet pasdite, rreth orës 18:00 në po në të njëjtin vend.
4. Çfarë duhet të kenë me vete fëmijët?
Fëmijët duhet të kenë me vete dëshirën dhe energjinë për të eksploruar natyrën. Përpos kësaj, veshje sportive të rehatshme dhe një palë ndërresa rezervë për çdo rast të paparashikuar.
5. A lejohen celularët me vete?
Fëmijët do i dorëzojnë të gjitha pajisjet elektronike sapo të nisë aktiviteti dhe do i marrin ne fund të tij. Organizatorët kanë menduar për fotot duke marrë një fotografe profesioniste për ta përcjellë përvojën sa me të plotë edhe tek ju që nuk do të jeni prezentë.
6. A mund të vijnë prindërit? Sa është kapaciteti maksimal?
Për herë të parë ne po organizojmë një aktivitet i cili përfshin edhe prindërit. Çdo prind që do të shoqërojë fëmijën por edhe të kalojë një të shtunë të veçantë, është i ftuar të na bashkohet. Por kujdes! Prindërit duhet të vijnë me makinat e tyre personale dhe fëmijët do jenë me fëmijët në furgona. Ky aktivitet është ideuar për një numër të kufizuar pjesëmarrësish ndaj ju duhet të konfirmoni sa më parë pjesëmarrjen e fëmijës suaj (emri, mbiemri, mosha, fhe nëse ka info të rëndësishme që stafi duhet të dijë për fëmijën).
7. Cila është data e fundit e konfirmimit të rezervimit?
Regjistrimet mbyllen në datën 20 tetor, pasi bëhet regjistrimi dhe pagesa. Pagesa është e pakthyeshme, por e transferueshme. Psh nëse fëmija që është regjistruar nuk vjen dot, ja transferon vendin e tij një fëmije tjetër.
8. Çfarë përfshin pagesa?
Pagesa përfshin gjithçka që fëmijët do bëjnë, duke nisur nga transporti, dreka në restorant, pajisjet që do përdorin, etj.
9. Çfarë duhet të kenë parasysh fëmijët?
Duke qenë një aktivitet në grup, çdo grup do ketë një lider. Fëmijët duhet të dinë se për çdo çështje duhet t’i drejtohen liderit të tyre. Komunikimi është jashtëzakonisht shumë i rëndësishëm, ndaj do kujdesemi që të ndërtojmë dhe ruajmë marrëdhënie pozitive duke folur me njeri-tjetrin. Prindërit porosisin fëmijët se çdo vendim i liderit të grupit duhet të merret i mirëqenë. Kjo na ndihmon në mbarëvajtjen e gjithë aktivitetit.
10. Ku do zhvillohet ‘Fall festival?’
Festivali i vjeshtës do të zhvillohet në malin e Dajtit tek ‘Dajti Paradise’ ?
Në fund të ditës vogëlushët do të pajisen me një çertifikatë pjesëmarrjeje për ta dokumentuar përgjithmonë këtë përvojë unike. ?

 

Detajet hap pas hapi

Aktiviteti kryesor: eksplorim.
Secili fëmijë i pajisur me:
-përparese
-doreza
-gërshërë
-thes
-lupë
Fëmijët do të ndahen në grupe. Secili grup do të ndjekë një vend të caktuar për të zbuluar gjithashka rreth bimësisë: (lupë + doreza).
Lulet, gjethet, druri, myshku, farat, toka, insektet, kerpudhat.
Pasi kemi zbuluar të gjithë zonën e caktuar jemi gati te fillojme me pjesën tjetër
Gjuajmë për myshk.
Secili fëmijë mbi 6 vjeç me shkop dhe gërshërë do të mbledhë myshkun në sipërfaqe si trungjet dhe gurët. Fëmijet më të vegjël poshtë 6 vjeç do të mbledhin gjethet.
Vazhdojme me tej meeeee mbledhjen e thesareve.
Vetë zyshat kanë parapërgatitur disa thesare për secilin nga grupet, të fshehur në pyll.
Ndërkohë fëmijët vazhdojnë dhe mbledhin shkopa, boçe pishe, gështenja, fara molle të egër, lule, etj.
Pasi të gjitha këto i kemi kthyer në bazë, secili nga grupet do të bëjë:
dokumentim të natyrës dhe shkrim të llojeve të materialeve natyrore që kane gjetur.
Më pas është ora e drekes.
Pasi fëmijet të mbarojnë me drekën, do të kalojmë në pjesën e dytë të ditës sonë.
Argëtimdhe krijim në të gjitha format.
Do te krijojmë Mandala.
Të ndarë në tre grupe, do të krijojmë mandalën më të bukur të madhe në tokë që kemi parë ndonjëherë dhe do të shohim sesa magjike është natyra, formë kjo celebrimi dhe sensibiliteti në lidhje me respektin dhe dashurine për natyrën tonë.
Vjen momenti per dokumentim.
Marrim fleta të bardha dhe pikturojmë dhe ngjisim, duke u shkruar emrat, gjithashtu çdo thesar qe kemi gjetur vetë.
Kjo do të bëjë një (fletë/bllok) kalendar të vjeshtes ‘22
‘Pikturojmë duke vëzhguar’
do të jetë projekt i cili do të zhvillohet në një pozicion me kavaleta, në tokë apo dhe ulur në tavolinë, me një pamje të caktuar nga natyra, ku ne zhvillojme aftesinë e të pikturuarit të asaj që do të shohim. (fleta + ngjyra akuarel)

Aktivitetet që pasojne janë interaktive ku pjesëmarrja e fëmijeve do të jetë e lirë dhe e askesueshme në të njëjtën kohë.
‘Zhytet apo noton’
Mbushen tasat sensorial me ujë dhe vendosim materiale të ndryshme nga natyra nëse ato do të zhyten apo notojnë.
Këtu zbulojmë se cilat e kanë këtë veti, çfarë karakeristikash kanë dhe si të krijojmë varka të vogla.
Mësojmë materialet natyrore në Anglisht nëpërmjet lojërave.

Loja interaktive ‘Zanat e malit’

Ndahemi sërish në tre grupe. Në këtë mënyrë i kontrollojmë dhe asistojmë më lehtësisht në atë që do të krijojmë.
Po sikur të pretendojmë se jemi zana, trima dhe kemi super fuqi?
Si do te dukeshim?
Ndërkohë fëmijët zbulojnë dhe krijojnë aksesorë për në trupin e tyre, për t’i dalluar fuqitë e tyre. (litare, karton, vinovil,gjethe, lule,gershere)
Si do të ushqeheshim?
Fëmijët gatuajnë supë me lule, materiale natyrale dhe erëza të shpikura për tu përshtatur me jetesën e tyre ne mal)
(flower soup, magic potions, ene kuzhine, kavanoza, sode, uthull)
Ku do të jetonim?
Fëmijët do të ndërtojnë shtëpitë e tyre shkopa në forme teepee tent, me lule gjethe balte sipas karakteristikave të secilit grup.?
Në mbyllje:
* procesi i certifikatave
* mbledhim të gjitha materialet e fëmijëve bashkë me ta
* mbledhim materialet për tu çuar në studio
* bëhemi gati me fëmijët dhe nisemi për në shtëpi ?

3 Comments
  • Norketa
    Posted at 12:33h, 14 October Përgjigjiuni

    Hi Eva,
    Duam t’ju bashkohemi dhe une me Kaltren!

  • Isea Shalca
    Posted at 13:13h, 14 October Përgjigjiuni

    Jam dakort me aktivitetin qe do te zhvilloni .

  • Isea shalca
    Posted at 13:14h, 14 October Përgjigjiuni

    Jam dakort me aktivitetin qe do te zhvilloni

Post A Comment