Klubi i leximit “AEL”

Klubi i leximit “AEL”

Today a reader, tomorrow a leader. | Sot një lexues, nesër një lider.

Përgjatë gjithë muajit korrik, AEL fton të gjithë fëmijët e klasave 1-5 të na bashkohen në klubin e leximit. Klubi i leximit e nis siparin e tij në datën 1 Korrik, ora 17.30 – 18.30 dhe do të vazhdojë përgjatë gjithë muajit. PROGRAMI ËSHTË FALAS!

Çfarë ju duhet të dini?

Çfarë do të bëjnë fëmijët? Fëmijët do të lexojnë e do të bisedojnë rreth librave. Programi do të jetë i ndryshëm çdo herë dhe në fund të çdo seance, fëmijët do të njihen me programin pasardhës.

Sa fëmijë mund të marrin pjesë? Në çdo orë leximi mund të marrin pjesë 15-20 fëmijë.

Çfarë iu duhet të kenë me vete? Librin e tyre të preferuar, një jastëk personal për tu ulur dhe 1 shishe ujë. E fundit por jo më pak e rëndësishmja, shumë dashuri për letërsinë.

Ku do të jetë klubi i leximit? Në AEL, sigurisht.

Në çfarë gjuhe është leximi? Leximi do të jetë kryesisht në Anglisht por edhe në Shqip për grupmoshat më të vogla.

Nëse doni që e ardhmja e fëmijëve të jetë e ndritur, shtyjini ata drejt leximit, dhe do të mësojnë ta krijojnë vetë këtë të ardhme. Nëse nuk ju pëlqen realiteti i sotëm, ju keni në dorë të bëni ndryshimin me të madh, shtyni fëmijët të lexojnë. Ata do të krijojnë një realitet më të mirë për të gjithë nesër. Fëmija juaj ka mjaft kohë të lirë tani dhe kërkon gjëra për të bërë, JU LUTEMI SHTYJINI DREJT LEXIMIT. Minimizoni kohën në pajisje teknologjike dhe bëjini fëmijët të lexojnë më shumë. Është në dorën tuaj të bëni ndryshimin e vogël që prisni nga të tjerët.

Lexojmë bashkë, në 1 Korrik në AEL.
Për ta bërë fëmijën tuaj pjesë të programit, na kontaktoni në +355 69 36 58 864.

Në fund të programit, pjesëmarrësit e rregullt do të pajisen me certifikatë pjesëmarrjeje.


  • Disa kuriozitete interesante mbi rëndësinë e të lexuarit tek fëmijët:
  1. Të lexuarit zgjeron fjalorin e fëmijës.
  2. Të lexuarit herët lidhet me suksesin e ardhshëm akademik të fëmijës.
  3. Të lexuarit i ndihmon fëmijët në rritjen e vetëbesimit dhe pavarësisë.
  4. Të con në vende ku nuk ke qenë më para dhe të zhvillon imagjinatën.
  5. Akti i të lexuarit shërben si një ushtrim për të përmirësuar të rrjedhshmërinë dhe të kuptuarit.
  6. Leximi zhvillon empatinë, duke bërë që fëmijët të kuptojnë edhe ndjenjat e të tjerëve, por edhe duke përmirësuar të kuptuarit e vetes.
  7. Të mëson gramatikën, strukturën e fjalisë dhe përmirëson aftësitë komunikuese.
  8. Mësojnë për gjëra, vënde, histori, shkencë, ide dhe shumë gjëra të tjera që nuk do t’i mësonin nëse nuk do të lexonin.
  9. Të lexuarit është një formë argëtimi, Eshtë qejf. Do të preferonit ta linit fëmijën para televizorit apo para librit? Eshtë një pyetje retorike kjo…
  10. Nuk mund të kuptosh atë që nuk mundesh ta lexosh.
  11. Të lexuarit e bën fëmijën më të zgjuar, në kuptimin e drejtpërdrejtë të fjalës.
  12. Të lexuarit për dhe me fëmijën është një nga format më shpërblyese të lidhjes së prindit me fëmijën.
  13. Të lexuarit të ndihmon të qetësohesh, dhe është terapi falas.
  14. Përmirëson aftësinë e të shkruarit.
  15. Librat të zgjerojnë vizionin dhe horizontin.
  16. Fëmijët e moshës 6-11 vjeç mund të lexojnë minimalisht 22 dhe maksimalisht 44 libra në vit.

A ju duhet më për tu bindur?

No Comments

Post A Comment