Vizitë në kompaninë Coca-Cola

Vizitë në kompaninë Coca-Cola

Sot fëmijët e #AEL patën mundësinë të vizitojnë një nga kompanitë më të mëdha në vend, Coca-Cola.

Fillimisht u zhvillua një prezantim informues në Power Point dhe më pas nxënësit u ndanë në tre grupe dhe u shoqëruan në sektorin e prodhimit ku u njohën më nga afër në kohë reale me mënyrën e prodhimit dhe paketimit të pijeve.

Çdo grup u shoqërua me radhë në prodhim dhe guida për cdo grup zgjati 15 minuta. Dy grupet e tjera qëndruan në sallën që u bë prezantimi dhe konsumuan sandwichin e përgatitur për ta dhe pijet, e gjithashtu panë disa video te Coca-Cola nder vite.

Ishte një përvojë shumë e bukur të cilën do e përsërisim shumë shpejt me pjesën tjetër të fëmijëve që nuk patën mundësi të na bashkoheshin këtë herë.

Faleminderit Coca-Cola dhe Erlës për mikpritjen e ngrohtë 🙂

No Comments

Post A Comment