“The STARS” vs. “FANTACLUB”

“The STARS” vs. “FANTACLUB”

Sot zhvilluam konkursin e komunikimit ndërmjet dy grupeve të gjuhës Angleze të nivelit A2.

Qëllimi kryesor ishte të argëtoheshim, më pas, nëpërmjet shpalosjes së njohurive të marra deri më tani, të dilnim me një grup fitues. Është për tu përgëzuar fryma e punës në grup tek të dyja skuadrat. Në çdo etapë të garës, secili ishte i gatshëm të jepte maksimumin për grupin ku përkiste! Kjo vlerë i bën automatikisht fituese të dyja grupet ?

Gjithsesi, pas aq shumë tensioni, sfidash, pengesash, grupi “FANTACLUB” triumfoi.

Urime dhe radhës tjetër edhe më të forta të dyja palët!

Rrugë e gjatë na pret! #AELkids #English #Englishisfun

No Comments

Post A Comment