Të njohim rolin e psikologut.

Të njohim rolin e psikologut.

Të nxitur nga bisedat me fëmijët përgjatë gjithë kësaj jave që lamë pas, vendosëm të realizojmë një sesion bashkëbisedues me psikologen. Ky sesion u organizua me qëllim edukativ por edhe sado pak ndihmues për fëmijët. Ngjarjet e përditshmërisë ndodh që stresojnë edhe fëmijët po aq sa të rriturit dhe shpeshherë lënë pasoja tek ta. -Sa të motivuar dhe të lirë janë fëmijët për të diskutuar dhe shprehur lirshëm mendimet dhe ndjesitë e tyre? -A i ndajnë këto mendime me prindërit, mësueset, bashkëmoshatarët?
-A e njohin ata rolin e psikologut dhe a kanë biseduar ndonjëherë me një të tillë?
Çështje si këto si dhe pyetje konkrete që lidheshin me shqetësime reale të tyret, fëmijët patën mundësinë t’i ndajnë me psikologe Klarën sot.
Faleminderit fëmijëve për pjesëmarrjen si dhe psikologes sonë për njohuritë dhe këshillat e vyera.

No Comments

Post A Comment