Kurs Anglisht FALAS

Kurs Anglisht FALAS

Në prag të 7-vjetorit të themelimit, AEL ka vendosur të festojë duke ju ardhur më pranë atyre që kanë më shumë nevojë. Ne kemi menduar të ndihmojmë 7 familje të cilat kanë fëmijë të moshës 8-12 vjeç, duke ju dhuruar një nivel të gjuhës Angleze falas, së bashku me librat e nivelit. Nëse njihni familje të tilla, ju lutem na i referoni ose na kontaktoni në 069 36 58 864.

Kjo mundësi vlen vetëm për banorë të zonës “Astir”, Unaza e Re, Tiranë. Për të përfituar fëmija, prindërit duhet të paraqesin pranë zyrës sonë dokumentet e mëposhtme:
1. Vërtetim nga zyra e punës e zonës ku jeton.
2. Certifikatë familjare.
3. Vërtetim nga Bashkia se trajtohet me ndihmë ekonomike.

Familjet që do të përfitojnë, do të njoftohen nga ne deri në datën 4 Tetor 2020.
Shënim: Do të përzgjidhen familjet më në nevojë, dhe nuk ka kriter miqësie apo preference në procesin e përzgjedhjes. Kjo është një nismë simbolike e brendshme e institucionit tonë (jo e financuar apo mbështetur nga aktorë/partnerë të jashtëm).

No Comments

Post A Comment