Kurset reja të vitit shkollor 2021-2022 (+kurs Anglisht falas)

Kurset reja të vitit shkollor 2021-2022 (+kurs Anglisht falas)

AEL hap zyrtarisht regjistrimet për  kurset e gjuhëve të huaja (kliko këtu për programin) për fëmijë +4 vjec , adoleshentë dhe të rritur në të gjitha nivelet si dhe kurset e pikturës për fëmijë. Kurset do të zhvillohen në orare paradite dhe pasdite duke u përshtatur me orarin e shkollave apo punës. Përpos kurseve në grup, ofrohen edhe kurse individuale në të gjitha gjuhët si dhe përgatitje për provimet TOEFL, IELTS, APTIS për mbrojtjen e gjuhës Angleze me qëllim studimi jashtë vendit ose për punë.

Në përfundim të kursit të gjuhës, studentët e moshës +16 vjec pajisen me certifikatë të njohur nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.

Grupet e para të fëmijëve fillojnë në datën 1 Shtator për të qenë në korent me programin shkollor dhe për t’i paraprirë ngarkesës së tij. Grupet e tjera nisin në 13 Shtator e në vazhdim. Nxitoni të zgjidhni programin që ju përshtatet dhe regjistrohuni menjëherë këtu. Për informacion mbi cmimet, ju lutem kontaktoni sekretarinë.

_____________

Shënim i rëndësishëm: Edhe këtë vit, në prag të 8-vjetorit të themelimit, AEL do të ofrojë kurs falas në gjuhën Angleze për fëmijë që vijnë nga familje në nevojë. Ne kemi menduar të ndihmojmë familje të cilat kanë fëmijë të moshës 8-12 vjeç, duke ju dhuruar një nivel të gjuhës Angleze falas, së bashku me librat e nivelit. Nëse njihni familje të tilla, ju lutem na i referoni ose na kontaktoni në 069 36 58 864.

Kjo mundësi vlen vetëm për banorë të zonës “Astir”, Unaza e Re, Tiranë. Për të përfituar fëmija, prindërit duhet të paraqesin pranë zyrës sonë dokumentet e mëposhtme:
1. Vërtetim nga zyra e punës e zonës ku jeton.
2. Certifikatë familjare.
3. Vërtetim nga Bashkia se trajtohet me ndihmë ekonomike.

Do të përzgjidhen familjet më në nevojë, dhe nuk ka kriter miqësie apo preference në procesin e përzgjedhjes. Kjo është një nismë simbolike e brendshme e institucionit tonë (jo e financuar apo mbështetur nga aktorë/partnerë të jashtëm). Familjet që do të përfitojnë, do të njoftohen nga ne deri në datën 4 Tetor 2021. Përfituesin e programit nuk do të bëhen publikë asnjëherë nga ne duke respektuar të drejtën e tyre për privatësi. Nga ana tjetër, ata janë të lirë ta dëshmojnë vetë këtë mundësi nëse do të dëshirojnë.

Ju mirëpresim.

No Comments

Post A Comment