Kurs theksi i gjuhës Angleze

Kurs theksi i gjuhës Angleze

A e dini se fonetika është shkenca e tingujve të të folurit?!

A i njihni këto simbole?

Nëse keni vështirësi të zbërtheni çka paraqitet në tabelën më lart, ky kurs është për ju!

Teoria fonetike trajton natyrën e tingujve në të folur, si krijohen ato, si degjohen dhe si mendohen/konceptohen. Kursi i shqiptimit dhe theksit në AEL synon të sjellë në vëmendje këtë fragment të gjuhës e cila shumë shpesh nuk merr vëmendjen që meriton.  Ky është ndër programet më të veçanta që janë realizuar ndonjëherë dhe do të zgjasë vetëm 5 javë dhe nuk do të përsëritet më deri në verën e vitit 2022.

Ky kurs i shkurtër 5 javor ka për qëllim njohjen dhe familjarizimin e studentëve me fonetikën e gjuhës Angleze, theksin në fjalë dhe fjali, shqiptimin e fjalëve si dhe intonacionin në varësi të llojeve të fjalive.

Shpeshherë fëmijët, adoleshentët dhe të rriturit arrijnë të kuptojnë fjalë të caktuara por nuk arrijnë t’i lexojnë saktë. Ky kurs do ju njohë me sekretet e kombinimeve të tingujve të ndryshëm, dhe si këto kombinime prodhojnë diftongjet dhe rrokjet.

Çdo grupmoshë mund të marrë pjesë, pavarësisht nivelit të gjuhës.

Kohëzgjatja: 5 javë

Frekuentimi: 2xjavë / 60 minuta

Orari: Pasdite (caktohet bashkarisht)

Fillimi: 21 Qershor 2021                  Mbarimi:  23 Korrik 2021

Pagesa: 5.000 ALL (për të gjithë kursin).

Materialet mësimore sigurohen nga qendra. Kursi udhëhiqet nga mësuese Arjola Prenga.

Pjesëmarrësit pajisen me certifikatë në përfundim të kursit.

No Comments

Post A Comment