JAVA E 4-të (28 korrik-1 gusht)
TË VEGJËL, POR ME IDE TË MËDHA!
Tema e javës: Sipërmarrja dhe mendësia e krijuesit
Qëllimi: Të zhvillojmë mendimin kritik, kreativitetin, aftësitë komunikuese dhe iniciativën tek fëmijët
Format: Ateli, eksperienca reale, punë në mini-grupe, prezantime para “investitorëve”
Dita 1 – Ide të Çmendura që Mund të Ndryshojnë Botën
Workshop: “Çfarë problemi do të zgjidhësh?” – brainstorming dhe vizatimi i idesë së tyre
Lojë: “Panairi i Ideve” – fëmijët tregtojnë idetë mes tyre
Frymëzim LIVE: Takim me një të ri shqiptar që ka nisur biznesin e vet (p.sh. një start-up teknologjie, artizanale apo sociale)
Aktivitet jashtë: “Shpikësi i Natyrës” – sfidë për të krijuar diçka të dobishme me materiale nga natyra
Dita 2 – Nga Ideja te Produkti
Atelier krijues: Prototipi – fëmijët krijojnë produktin e tyre me materiale ricikluese, argjilë, karton, etj.
Vizitë në kompani të madhe për të marrë frymëzim.
Mentorim
Loja: “Shpikja më e pazakontë” – prezantim 1-minutësh para grupit
Eksperiencë speciale: Video mini-dokumentar për çdo grup ku tregojnë si lindi ideja
Dita 3 – Logo, Emër dhe Marka ime
Workshop: Si krijohet një markë? Emër, logo dhe slogan
Vizitë në një kompani të madhe
Mentorim
Art & Design: Krijimi i logos me dorë + versioni digjital (me ndihmën e stafit)
Loja: “Shitet!” – çdo grup duhet të bindë një grup tjetër të blejë idenë e tyre përmes një reklame improvizuese
Praktikë: Regjistrim i një “reklame video” 30 sekonda nga grupi
Dita 4 – Mini Biznesi në Veprim
Aktivitet : “Mini Bazar Peter Pan” – fëmijët vendosin stenda për të prezantuar dhe “shitur” produktet e tyre simbolikisht
Ftohen prindërit dhe fëmijët e tjerë për të marrë pjesë si vizitorë/investitorë
Zonë Chill & Networking: me muzikë, ku fëmijët ndajnë përvojën me të tjerët
Dita 5 – Dita e Investitorëve & Ceremonia e Sipërmarrësve të Vegjël
Prezantim final: Çdo grup prezanton biznesin para një jurie simbolike (mentorë, edukatorë, një prind sipërmarrës)
Të ftuar specialë e të suksesshëm nga fusha e biznesit.
Çmime simbolike për:
- “Ideja më Inovative”
- “Prezantimi më i Mirë”
- “Zgjidhja më e dobishme për komunitetin”
Certifikata: “Young Entrepreneur 2025 – Peter Pan Summer Camp”
Festa e Fundjavës: Karaoke, lojëra, dhënie e çmimeve dhe shpallje zyrtare e “biznesit fitues”
Element Shtesë për gjithë javën:
- “Kuti e Frymëzimit” çdo mëngjes: në fillim të ditës, një thënie ose histori suksesi të fëmijëve nga bota (p.sh. Moziah Bridges, Mikaila Ulmer, etj.)
- Albumi dixhital “Bizneset e fëmijëve” që do t’u dërgohet prindërve në fund të javës
Regjistrimet për kampin janë të hapura dhe për më shumë informacion mund të na kontaktoni edhe në inbox ose në numrin tonë të cel +355 69 36 58 864
#AEL #PeterPAn #KampiPeterPan #kampveror #kampverorperfemije #Tirana