Audicion për aktorë të vegjël

Audicion për aktorë të vegjël

Një fëmijë ëndërron të bëhet shumëçka, dhe ka të drejtë të besojë se mund të arrijë gjithçka. Mësuesit dhe prindërit duhet t’ju krijojnë kushtet dhe mjedisin e favorshëm që këto ëndrra, talente dhe pasione të lulëzojnë. Dhurata më e çmuar që mund t’ju bëjmë fëmijëve është koha jonë dhe mundësia që ju japim për përvoja të reja.
?@apa.afterschool hap audicionin për aktorë të vegjël për një projekt 6-javor për fëmijë të moshës 5-15 vjeç.

▶️Kush mund të marrë pjesë?
Çdo fëmijë që ëndërron të jetë në skenë si aktor, performues, që beson se ka talent, prirje, apo thjesht do të provojë veten.
▶️Si aplikohet?
Fëmija duhet të përgatisë një pjesë me të cilën do prezantojë veten. Mund të jetë poezi, monolog, prezantim, etj. Prindi duhet të japë të dhënat: emër, mbiemër, mosha dhe temën e materialit prezantues dhe regjistrimi u krye.
▶️Sa zgjasin audicionet?
Audicioni është vetëm në datën 18 Prill, ora 18:00. Fëmijët e përzgjedhur në këtë audicion do të vazhdojnë më tej.
▶️Kush është në jurinë përzgjedhëse?
Juria përbëhet nga 3 artistë të spikatur ne disa zhanera të artit dhe do të zbulohet në ditët në vijim. Sot ju zbulojmë liderin e projektit dhe kryetarin e jurisë, @nikaeno aktor dhe regjisor.
▶️Çfarë do ndodhë në 6 javë?
Fëmijët do të trajnohen mbi teknika të të folurit në publik, zëri, postura, etj. Më pas faza e dytë përfshin përgatitjen e aktorëve të vegjël për të vënë në skenë një shfaqje klasike e cila do të kulmojë me performancë në përfundim te projektit, dhe do shoqërohet me pjesëmarrjen e prindërve për ta shijuar bashkarisht.
▶️A do të përsëritet ky projekt?
Ky është një projekt që për shkak të formatit të programit që kemi ndërtuar, do të ndodhë vetëm një herë.
PJESËMARRJA NË AUDICION ËSHTË FALAS PËR ÇDO FËMIJË, KUDO NDODHET, QË DËSHIRON TË MARRË PJESË.
Për më shumë informacion, kontaktoni në 069 36 58 864

No Comments

Post A Comment