01 May Dajti Summer Camp 2025
Kampi veror i aventurës, sportit dhe natyrës për fëmijë 9-14 vjeç
Kohëzgjatja: 16 qershor – 30 gusht
Orari: E hënë – e shtunë, me qëndrim të plotë (fëmijët flenë në kamp)
Vendndodhja: Parku Kombëtar i Dajtit, vetëm 30 minuta nga Tirana
Mosha e fëmijëve: 9 – 14 vjeç
Çfarë ofron kampi?
Akomodim dhe kujdes 24/7 në ambiente të sigurta dhe të kontrolluara
Aktivitete të pasura fizike dhe argëtuese: sporte ekipore, ngjitje, lojëra dhe ekspedita në natyrë
Veprimtari zhvillimi personal dhe kreativiteti: punë me grup, lojëra role, pikturë dhe muzikë
Ushqim i shëndetshëm i përgatitur në vend, me menu të përshtatura për fëmijë
Staf i trajnuar dhe me përvojë, me kujdes të veçantë për mirëqenien emocionale dhe fizike të çdo fëmije
Atmosferë miqësore, e sigurt dhe frymëzuese, që nxit pavarësinë, miqësitë e reja dhe lidhjen me natyrën
Pagesa
Çmimi: 25,000 Lekë/javë
Tarifë regjistrimi: 5,000 Lekë për uniformë dhe pajisje kampi
Pagesa paraprake: bëhet për çdo javë të rezervuar, për të garantuar vendin. Lexoni RREGULLORE PËR PJESËMARRJEN NË DAJTI SUMMER CAMP
Regjistrimi
Regjistrimi bëhet nëpërmjet formularit zyrtar të kampit Formular Regjistrimi – Dajti Summer Camp
Vendet janë të kufizuara – rezervoni sa më shpejt për të siguruar pjesëmarrjen.
No Comments