05 Sep Pozicion i lirë: Koordinatore (me kohë të plotë – pasdite)
Pozicioni: Koordinatore me kohë të plotë pasdite
Kriteret e punësimit:
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë, pa rëndësi specifike cila degë.
- Të njohë gjuhën angleze në të folur dhe në të shkruar.
- Të njohë dhe zotërojë kompjuterin, paketën Office.
- Të ketë etikë të shkëlqyer komunikimi dhe sjelljeje.
- Të ketë aftësi shumë të mira organizuese dhe bashkëpunuese.
- Të ketë aftësi për të zbatuar përgjegjësitë dhe të realizojë objektivat e caktuara.
Detyrat dhe përgjegjësitë
Kandidatja duhet të marrë përsipër që të ushtrojë përgjegjësitë si më poshtë :
- Të mirëpresë klientët dhe t’i informojë për shërbimet.
- Të organizojë dhe koordinojë punën me stafin si dhe grupet dhe oraret e kurseve.
- Të koordinojë aktivitetet argëtuese dhe edukuese për fëmijët
- Të dërgojë njoftime dhe të ketë komunikim të vazhdueshëm me klientët dhe furnitorët.
- Të përpilojë raportet ditore, mujore, vjetore sipas formatit.
Të tjera:
- Ditët zyrtare të pushimit janë pushim sipas një kalendari të paracaktuar.
- Mjedis shumë miqësor pune.
- Orari i punës është nga e hëna – premte 12:30 – 20:30 (30 min pushim dreke), e shtuna një po, një jo: 09:00 – 14:00
Aplikimet duhet të jenë si më poshtë:
Subjekti: (Emër Mbiemër) Kërkesë për punësim – Koordinatire (AEL).
- CV të detajuar (Shqip ose Anglisht) me foto (Foto profesionale, JO SELFIE).
- 1-2 referenca të punëdhënësve të mëparshëm (opsionale).
- Diplomë e shkollës së lartë.
Preferohen kandidate të grupmoshës 22-35 vjeç.
Dërgo aplikimin në: info@ael-albania.com
No Comments