01 Jul Çfarë të lexojnë fëmijët këtë verë sipas mësuese Malvinës
Vera, ndryshe nga të gjitha stinët , ka krijuar një re plot me det , fruta, pushime në shtëpi dhe libra… shumë libra… ato që na sugjeron mësuesja e letërsisë, dhe ato që na sugjerojnë të njohurit. Sigurisht që më të bukurit janë ata që ne i lexojmë pasi i ka lexuar dikush që e kemi xhan, ose e pëlqejmë ose e mendojmë si një person me horizont të gjerë. Unë në fëmijërinë time kam lexuar me sugjerimet e librashitësit, ndërsa në adoleshencë me sugjerimet e mësueses idhull. Sot do sugjeroj ato libra që do ju mbajnë të lidhur fort pas faqeve dhe me shpresë do ju japin ndjesi plot ngjyra e do ju bëjnë të udhëtoni larg..
1- Përrallat e Andersenit (për të mbushur fëmijërinë tuaj me personazhet dhe vendet më të bukura plot ndodhi e të papritura befasuese ).
2- Harry Potter 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 100000…. ( më besoni kur them që do ju lërë pa frymë , dhe do ju ndihmojë shuuuumë për esetë apo hartimet në shkollë).
3- Ditari i Gregut (sepse une e kam lexuar 25 vjeç dhe me ka kthyer në bangat e fillores me shoket e mi çamarrokë).
4- Princi dhe i varfëri (për të kuptuar pak më shumë gjërat e vogla dhe të mëdha).
5- Piter Pan (sepse unë e lexoj ende, dhe zgjoj fëmijën që rri gjithmonë me mua).
6- Pipi Çorapegjata (fundja kush tjetër si ajo do i bënte ato që bëri….).
7- Hajdutja e Librave (pak histori, art, gjuhë, dashuri, dhembshuri).
8- Little women /Gra të vogla
9- The white Fang (pak freski në vere).
10- Adventures of Sherlock Holmes/ Aventurat e Sherlok Holmsit (sepse të gjithë jemi detektivë).
–
Të ruani fëmijërinë dhe të lexoni me etapa është gjëja më e bukur që mund t’ju ndodhë.
Ps: Mezi po pres t’ju sugjeroj klasikët.
Me dashuri,
Teacher Malvina Allkja.
Hajdi
Posted at 13:34h, 02 JulyCan u suggest me some books cuz I don’t know what to read this summer ??♀️