4schools – sistemi digjital në ndihmë të studentëve dhe prindërve të AEL

4schools – sistemi digjital në ndihmë të studentëve dhe prindërve të AEL

Epoka jonë është një epokë digjitale, si për studentët ashtu edhe për prindërit.

Për këtë arsye, AEL ecën me hapin e kohës nëpërmjet digjitalizimit të sistemit të ruajtjes dhe menaxhimit të të dhënave të studentëve. Ky shërbim i sjellë pranë klientëve tanë në bashkëpunim me kompaninë Epafos, me zyra qendrore në Athinë, Greqi, siguron një shërbim më të përmirësuar për prindërit dhe për studentët njëkohësisht.

4 schools, ky sistem LMS (Learning Management System) ofron lehtësira të shumta për prindërit, 24/7.

E thënë më thjeshtë, kjo platformë lejon prindësit të shohin në kohë reale:

  • Regjistrat:
  1. Performanca dhe mungesat
  2. Detyrat e dhëna
  3. Vlerësim përshkrues dhe raport ecurie

Të tjera:

  • Pagesat, kontroll i tyre dhe kryerje pagese online
  • Teste – provime – kuice
  • Kalendari i eventeve
  • Menaxhimi i takimeve midis prindërve dhe mësuesve
  • Plotësimi i pyetësorëve nga prindërit dhe / ose studentët në mënyrë elektronike, etj.

Çdo përdorues i aplikacionit, menaxhon vetëm të dhënat që kanë të bëjnë me të, jo të gjithë grupit apo klasës.

Përdoruesit kanë akses në sistem përmes çdo kompjuteri, celulari, tableti 24/7, nga shtëpia, nga zyra, gjatë ditëve të javës, në festat publike, gjatë pushimeve.

Sistemi ka po të njëjtën vlerë edhe për përdoruesit që janë studentë të rritur, të të gjitha kombësive, duke iu dhënë kontroll absolut mbi të dhënat e tyre lidhur me programin e studimit që kanë vendosur të ndjekin në AEL, kudo ndodhen në botë.

Këto dhe përfitime të tjera të shumta gjenden në broshurën në fund të këtij shkrimi.

Shkarkoni broshurën këtu: 4Schools_Broshura_compressed

Tags:
No Comments

Post A Comment