03 Aug 10 libra që duhet t’i lexojnë fëmijët gjatë verës sipas Pavlina Lilollarit
“Artikulli”
Nëse dikush do të me pyeste cili është libri yt i preferuar, do të rrija aty duke i parë në sy pa u përgjigjur. Nëse nuk jeni te sigurtë pse, është sepse nuk do të mund të gjeja një përgjigjje. Disa libra janë thjesht aq të mirë dhe interesantë sa nuk mund te zgjedhësh midis tyre. Vera është një mundësi e mirë për të bërë disa zgjedhje të mençura kur vjen puna te librat dhe më lejoni t’ju tregoj se si.
Dukeqenëse shkolla mbaron dhe nuk kemi angazhime të rëndesishme mund të zgjedhim vetë se si duam ta kalojmë kohën. Kemi pafund kohë të lirë të cilën mund ta shfrytëzojmë duke lexuar libra. Nëse je nje lexues i ri, je gjithmonë shumë konfuz se cilin libër te zgjedhësh.Të gjitha kopertinat duken aq interesante sa do t’i marrësh të gjithë librat e t’i lexosh por kjo nuk është e mundur. Që kështu çfarë rekomandoj unë është që të pyesësh një mik që lexon shumë ose ti kërkosh ndihmë librashiteses.
Dicka tjetër që sugjeroj është që të blesh libra të cilët nuk janë pjesë e serive të caktuara. Me këtë nënkuptoj që të marrësh një libër ku historia fillon e mbaron aty. Kur sapo ke filluar leximin nuk mendoj se është ide e mirë që të marrësh seri sepse është e vështirë të kuptosh zhanrin tënd te preferuar dhe nëse ke zgjedhur dicka që nuk të pëlqen në një farë mënyre do ndihesh i detyruar ta përfundosh sepse është seri. Kështu të ikën pasioni i leximit.
Pasi ka kaluar pak kohë, të rekomandoj të lexosh libra te mirënjohur si: Princi i vogël, Princi i lumtur, seritë e Harry Potter, Liza në botën e çudirave etj. Kjo gjë do të të fusë më tepër në botën e leximit sepse do të njohësh librat më të mirë të cilët mund t’i kenë lexuar dhe miqtë e tu. Kështu ndan eksperienca leximi dhe pse jo mund të futesh dhe shokët e tu në botën e leximit.
Le të themi që ke pak kohë që lexon libra të ndryshëm dhe pak a shumë ke preferenca në: autorin tënd të preferuar, zhanrin e preferuar, librin e preferuar, serinë e preferuar etj. Mendoj se ka ardhur momenti të lexosh triologji. Triologjitë janë te preferuarat e mia dhe do ju listoj disa arsye se pse. Fillimisht sepse nuk janë aq të gjata, por gjithashtu as aq të shkurtra. E dyta është që nëse lexoj librin e parë dhe jam e investuar në histori, nuk do të preferoja te mbaronte me aq, do kisha deshire të vazhdonte me tepër . E treta është që mua më pëlqen shumë kur libri mbyllet me cliffhanger sepse më pas do jesh më shumë kurioz të mbarosh dhe librin e rradhës.
Nëse doni të lexoni triologji do të ndaj me ju disa libra. Triologjia e Cornelia Funke: zemër si boja, gjak si boja, vdekje si boja; triologjia e Kiera Cass: përzgjedhja, elita, e përzgjedhura; triologjia e Jenny Han: The summer I turned pretty, It’s not summer without you, We’ll always have summer, trilogjia e Karen M. McManus: One of us is lying, One of us is next, Two can keep a secret etj. Për mendimin tim pasi ke lexuar për pak kohë triologjitë janë vendi perfekt në të cilin mund të gjesh veten.
Pavarësisht gjithckaje, cdokush ka preferenca të ndryshme dhe pasi i gjeni ato do e keni më të thjeshtë zgjedhjen e librave. Rëndësi ka që dashuria juaj për librat mos të shuhet kurrë.
Lista ime e përmbleddhur per ju bashkëmoshatarë është kjo:
1. Mbretëria e mizave
2. Princi i lumtur
3. Xhejni
4. Mbretëresha
5. Kekë në hapësirë
6. Vajza që piu hënën
7. Princi i vogël
8. Hajdutja e librave
9. Kopshti i fshehtë
10. Geri Hop
Lexim të këndshëm 🙂
No Comments