Programi pas shkolle

Programi “Pas shkolle” është një tërësi veprimtarish mësimore të cilat ju vijnë në ndihmë fëmijëve të klasës 1-5 si dhe prindërve të tyre. Ambienti që ofrohet është miqësor dhe i dashur dhe i ndihmon fëmijët të krijojnë marrëdhënie pozitive me bashkëmoshatarët në funksion të të mësuarit dhe socializimit. Fillimisht programi do të funksionojë vetëm turnin e parë, ora 08:00 – 12:00 nga e hëna në të premte.

 

Si ju shërben “Pas shkolle” fëmijëve?

Qëllimi kryesor i këtij programi është t’ju vijë në ndihmë fëmijëve duke mundësuar përsëritjen e mësimeve të ditës dhe përgatitjen plotësisht të mësimeve dhe detyrave për ditën pasardhëse. Procesi mësimor zgjat 3 orë në ditë plus 30 minuta dreka dhe 30 minuta argëtim nëpërmjet lojërave fëminore (lojëra jashtë, lojëra tavoline, lexim artistik) por edhe edukative (Compasito manual).

 

Si ju shërben “Pas shkolle” prindërve?

Orët e gjata në punë nuk janë favorizuese në punën me fëmijët, e për këtë ju vjen në ndihmë ku program. Ne kujdesemi që fëmija juaj të jetë i përgatitur për ditën pasardhëse, ndërsa ju kujdesuni të kaloni sa më shumë kohë të lirë e cilësore së bashku, pa stresin dhe mendimin e detyrave duke ju ndihmuar kështu edhe në organizimin e ditës së tyre, edhe tuajës.

Fëmijët janë të ndara në grupe të vogla me 3-8 nxënës dhe mësuesja kujdeset t’i japë vëmendjen maksimale secilit fëmijë e si rrjedhojë t’i ndimojnë ata në përvetësimin maksimal të njohurive të reja.

Në bazë të kërkesës së prindërve vakti i drekës (ushqim i shëndetshëm).

 

Atëherë çfarë po pret?

 

Regjistrohu tani!