30 Dec “Fundjavë Ndryshe”
Me rastin e festave të fundvitit, #AEL mendoi të bëjë të lumtur disa familje në nevojë duke dhënë një kontribut sado modest ne ndihma në USHQIME të ndryshme, veshmbathje e lodra (të cilat nuk ju duheshin më).
Pasi kontaktuam me “Fundjavë Ndryshe”, me dëshirën e madhe për të bërë sado pak diferencën në jetën e këtyre familjeve, vendosëm të kërkojmë edhe ndihmën e komunitetit tonë për ta realizuar këtë gjë, por duke dhënë shembull të parët ne si staf. Kështu, i ftuam të gjithë prindër e nxënës, nga ora 10:00 – 17:00 të ndihmojnë me çfarë të mundeshin deri në 30 Dhjetor.
Dhurimi i këtyre kontributeve pranë familjeve u realizua sipas njoftimit.
No Comments