Pyetjet më të shpeshta

Programi – Pyetje & Përgjigje

  1. Kush mund të regjistrohet në programin Junior Summer School?

Çdo nxënës i moshës 13-17 vjeç mund të regjistrohet në këtë program. Ne pranojmë studentë individualë si dhe në grupe.

2.  Cili është ndryshimi  që ofron programi?

Programi i plotë – ky program përfshin mësimin e anglishtes, akomodimin, të gjitha vaktet, si dhe program argëtues.

Programi për ditët e javës – është për studentët që duan të ndjekin mësimin dhe aktivitet tona  përgjatë ditëve të javës. Studentët zakonisht akomodohen nga të afërmit  ose kujdestari I tyre (mësuesja shoqëruese).

Program mësimor- është për studentët që janë në Oxford  me të afërmit ose kujdestarët dhe duan të ndjekin vetëm mësimin.

Për opsionin 2 dhe 3 do të duhet adresa dhe detajet e kontakteve të kujdestarëve dhe të afërmve në Oxford  që të përfshihen në formularin e udhëtimit dhe studimit.

 

3. Cfarë do të bëj përgjatë ditës nëse regjistrohem në Programin e plotë ose Programin mësimor?

Përgjatë javës dita jote do të duket tipike si më poshtë:

  • Mësim anglishteje në mëngjes
  • Dreka në shkollë
  • Një aktivitet I organizuar pasdite
  • Një darkë e ngrohtë me mikpritësni e shtëpisë (nëse ke zgjedhur programin e plotë)
  • Cdo mbrëmje të ditës së martë dhe të enjtje do të organizohen aktivitete, ku pas kësaj shkolla merr përsipër ti çoj studentët shëndoshë e mire në shtëpitë e tyre.
  • Ekskursion gjithë dita e shtunë (për programin e plotë)

 

4. Si mund të rezervojë një individ për Junior Summer School?

Ju lutem plotësojeni formularin më poshtë dhe dërgojeni në adresën e shkollë ose skanojeni dhe dërgojeni me email tek :info&oxford-school.co.uk

Formulari I regjistrimit

Formulari I udhëtimit e studimit

 

5. Si mund të rezervoj në grup për Junior Summer School?

Ju lutem plotësojeni formularin Group Booking Form, ose kontaktoni shkollën për më shumë informacion.Na njoftoni ne për numrin e studentëve që do të marrin pjesë, për udhëheqësit e grupeve, datat dhe kërkesat e tjera na I dërgoni në adresën tone të email:info&oxford-school.uk.co

6. Si mund të vijë fëmija im nga aeroporti në shtëpinë e mikpritësit?

Stafi I Oxford ofrojnë shërbim taxi për të marrë fëmijën tuaj nga aeroporti.Ne gjithashtu ofrojmë shërbimin Meet&Greet  në mënyrë që fëmija juaj të mirëpritet në aeroport dhe të dërgohet tek mikpritësi I shtëpisë nga një punonjës i stafit të Oxford. Ju lutem na kontaktoni ne nëse do të rezervoni për transportin e fëmijës tuaj.

 

7. A ka fëmija im nevojë për një libër kursi?

Jo. Të gjitha materialet përfshihen në çmim.

 

8. Kur fillon kufizimi i lëvizjes për studentët?

Studentët duhet të kthehen në shtëpitë e tyre në orën 19:30 çdo ditë, me përjashtim të ditëve kur janë aktivitet e mbremjes, pas kësaj studentët kthehen në shtëpi. Ne i këshillojmë fëmijët tuaj që pas çdo aktiviteti të shkojnë në shtëpi, pastaj ata udhëtojnë në grup ose me një shok klase.

 

9. Kush është ndryshimi ndërmjet programit të të vegjëlve dhe programit të moshës 16+?

Studentët e programit 16+ janë ndërmjet moshës 16 dhe 17, trajtohen si të rritur.Kjo do të thotë se ata mund të ndjekin mësimin me të rriturit dhe nuk do të jenë në vëzhgim kur nuk janë në ambientet e shkollës. Studentët e kësaj moshe kanë një ndryshim që orari i kufizimit të lëvizjes për tu kthyer në shtëpi është 22:30.

 

10. Si mund të di se ku është shkolla ditën e parë?

Në ditën e parë (dhe çdo ditë përgjatë javës) do të takohen me udhëheqësin e grupit në vendodhjen e qendrës së qytetit dhe udhëheqësi do t’i shoqërojë studentët deri në shkollë.

 

11. A  ka akses falas për internet në ambientet e shkollës?

Po, interneti është falas për të gjithë studentët si në ambientet e shkollës ashtu edhe tek shtëpitë e mikpritësve të tyre. Gjithashtu studentët kanë akses për tablet dhe laptop.

12. A kujdeseni për kërkesa ushqyese të veçanta?

Po. Mjafton të na tregoni kërkesat e veçanta dietike tek formulari i aplikimit.

13. Cfarë bëni ju për sigurinë e studentëve?

Siguria e studentëve për ne është parësore.Ne kemi një politikë gjithëpërfshirëse të mirëqenies. Ju lutem shikojeni këtu: SAFEGUARDING POLICY for PARENTS.

14. Kur mund të marrim më shumë informacion rreth mikpritësit të shtëpisë, Oxford dhe orareve?

Informacionet mund të merren 2 ose 3 javë përpara se studentët të vijnë me prindërit ose kujdestarin e tyre do të merrni një paketë informacioni që përfshin:

  • Detaje për mikpritësin e shtëpisë
  • Udhëtimi në Oxford
  • Si të gjejnë shkollën dhe mikpritësin e shtëpisë
  • Orarin javor
  • Cfarë duhet të bëjnë në raste emergjencash
  • Dhe çdo informacion tjetër të nevojshëm për një qendrim të këndshëm në shkollë

Për pyetje të tjera, ju lutem drejtohuni pranë zyrës sonë dhe flsini me një përfaqësues të programit.