Ekskursion me fjetje në Lëpushë në 17 – 18 dhjetor

Ekskursion me fjetje në Lëpushë në 17 – 18 dhjetor

Programi i Lëpushës

Cfarë ju duhet të kenë me vete fëmijët:

  1. Veshje termike (dëbore). Kjo është domosdoshmëri sepse parandalon ftohjen e fëmijëve dukeqenëse do luajnë shumë.
  2. Këpucë bore ose këpuce hiking (mali).
  3. Kapuc, doreza, shall
  4. Rroba rezervë për tu ndërruar, të paktën dy palë, të brendshme, kanatjere, corape 2-3 palë.
  5. Pizhama
  6. Board games
  7. Mund të marrin ushqime në cantë për rrugës sa dhe cfarë të duan.
  8. Shumë energji për tu kënaqur.

Itenerari:

Nisja nga Tirana: ora 06:30

Ndalesa e parë në Shkodër tek Eko Mendje për të ngrënë mëngjesin rreth orës 09:00

Pasi të konsumohet mëngjesi, vazhdojmë rrugën drejt Lëpushës. Mbërritja parashikohet rreth orës 11.30. Do sistemohen fëmijët në dhoma dhe rreth orës 13:00 do dalim për të shëtitur rreth zonës, me aq sa na e lejon relievi dhe dëbora. Fëmijët do kenë kohën e tyre për të luajtur me dëborë derisa ta shohim të arsyeshme. Më pas do kthehen në dhomë të ndërrohen dhe do bëhen gati për të ngrënë darkën rreth oxhakut. Hoteli është I rezervuar plotësisht nga ne kështu që e kemi ne dispozicion të gjithin. Pas darkës do kemi lojëra, poezi, këngë, dhe festë (kërcim). Disa janë të planifikuara nga ne stafi e të tjerat do i kenë në dorë fëmijët.

Fëmijët nuk do kenë orar gjumi, do flenë kur të duan. Stafi do jetë zgjuar deri sa të flejë fëmija i fundit dhe do zgjohemi para fëmijëve në mëngjes (njësoj si në ekskursionin e Ksamilit­).

Zgjimi do jetë rreth orës 9 ose 10, ose edhe 11, varet 😛

Do konsumohet mëngjesi dhe do nisemi për në Tiranë rreth orës 12. Në kthim do ndalojmë diku për të pushuar në gjysmë të rrugës. Mbërritja në Tiranë parashikohet të djelën rreth orës 17:00

Kujdes: Para pjesëmarrjes në aktivitet, lexoni me kujdes bashkë me fëmijët rregulloren Peter Pan. Ne angazhohemi maksimalisht që cdo gjë të ketë cilësi maksimale dhe për t’ja arritur, kemi nevojë për bashkëpunim të ngjushtë me ju. Siguria vjen e para ndaj i japim vëmendje të madhe rregullores. https://ael-albania.com/karta-peter-pan-club/

Ky program kushton 6000 lekë/fëmijë dhe përfshin gjithcka: dy vakte mëngjesi, darka, fjetja, transporti.

Vaktet janë mëse të bollshme dhe me alternativa të shumta ushqimesh.

No Comments

Post A Comment