NESËR DO JETË TEPËR VONË!

NESËR DO JETË TEPËR VONË!

Dua të ndaj me ju një realitet tejet të trishtë, një realitet që na prek të gjithëve, fëmijë, mësues/e, prindër, gjyshër e gjyshe.

Nuk është e panjohur, s`është se nuk është folur asnjëherë për këtë “tragjedi ” në plot kuptimin e fjalës, por thjesht nuk e pranojmë dhe për pasojë nuk e shmangim dot. FËMIJËT TANË, e ardhmja e këtij vendi, janë në rrezik të madh.

Kam mbi 1 dekadë përvojë pune si mësuese e arsimit parashkollor e fillor dhe gjithmonë më ka dhënë kënaqësi ky profesion fisnik. Por ҫuditërisht këto vitet e fundit, nga viti në vit, po ndeshem me një shkallë vështirësie tepër të madhe. Ҫdo vit përballemi me fëmijë hiperaktivë, fëmijë që nuk artikulojnë qartë, fëmijë me mungesë të theksuar përqëndrimi, me shumë e shumë teka etj. Pse jo edhe shkallë të ndryshme autizmi. Duke përjashtuar këtë të fundit, gjithë të tjerat fatkeqësisht këtyre engjëve ju “injektohen” nga vetë prindërit.. Po. Po … Është më se e vërtetë. Jeni ju PRINDËR të dashur që pa u menduar fare për pasojat, lini në duat e tyre telefonin tuaj që kur ata janë foshnjë.

Madje disa prej jush edhe kur i ushqeni, siguroheni që fëmija të ketë përpara patjetër televizorin të ndezur ose telefonin tuaj në dorë. Jeni ju PRINDËR që nuk shpenzoni kohë mjaftueshëm me fëmijët tuaj, për të mos thënë që dhe atë kohë sa jeni me to, jeni të zënë me telefonin tuaj dhe fëmija me të vetin. Është absurde. Është katastrofë fare!

Ka plot prindër që në mëngjes më ankohen se fëmija nuk i fle gjumë deri në orën 12 të natës, por luan më telefon. Kush ja jep fëmijës telefonin? I dashur prind! A e mendon ndonjëherë se ҫfarë i shkakton pagjumësia një të rrituri e jo më një fëmije? Po rrisni fëmijë që nuk komunikojnë me njëri tjetrin, me pjesëtarët e familjes e as me ju si prindër por vetëm me pajisjet e teknologjisë. I gëzoheni faktit që ata imitojnë disa fjalë anglisht, e nuk shqetësoheni pse nuk po mësojnë të flasin ende shqip.

Të nderuar prindër! Si nënë, si mësuesja e fëmijëve tuaj, ju kërkoj të jini më të kujdesshëm me edukimin e fëmijëve. Ne vërtetë jemi mësuese, por nuk kemi ndonjë ҫelës magjik që bën të mundur eleminimin e problemeve të cituara më sipër. Kërkojmë ndihmën dhe bashkëpunimin tuaj . Edukojini fëmijët me vlerat e vërteta të shoqërisë pa i bërë “skllevër” të teknologjisë.

Sa më larg fëmijët nga ekrani.

Shpenzoni më shumë kohë për ta, bëni më tepër aktivitet fizik.

Luani me top, vraponi, uluni në gjunjë përballë tyre e dëgjoni me kujdes ҫ`do fjalë që thonë ata.

Mos ushqeni teka të panevojshme, por edukojini ashtu siҫ duhet.

Në të kundërt, të gjithëve si shoqëri, e dimë mirë se ҫ`na pret…

Nesër do jetë vonë për gjithҫka!!!

FALEMINDERIT

 

(Shënim: Ky artikull nuk ka autorësinë tonë. I gjithë materiali është huazuar nga interneti dhe nuk e kemi identifikuar autorin/autoren)

No Comments

Post A Comment