Pse janë të rëndësishme detyrat e shtëpisë?

Pse janë të rëndësishme detyrat e shtëpisë?

Pse detyrat e shtëpisë janë të rëndësishme?

Detyrat e shtëpisë mund të jenë një temë përçarëse. Në këtë artikull, ne do të diskutojmë pse janë të rëndësishme dhe si ndihmojnë ato në zhvillimin e fëmijës.

 

Ekziston një lidhje e forte midis kryerjes së detyrave të shtëpisë dhe arritjeve më të larta në lëndë të tilla si Anglisht, Matematikë dhe Shkencë.

Departamenti i Arsimit në Mbretërinë e Bashkuar këshillon se bërja e detyrave sjell përfitime për ata studentë që i përkushtohen 2 ose 3 orë në natë. Të kuptuarit e vlerës së detyrave të shtëpisë mund të ndihmojë në rritjen e motivimit dhe produktivitetit. Në këtë artikull ne do ju ndihmojmë të kuptoni pse është e rëndësishme bërja e detyrave të shtëpisë dhe përfitimet që sjell si për fëmijët ashtu edhe për prindërit.

 

Përfitimet e detyrave të shtëpisë

Bërja e detyrave të shtëpisë është e rëndësishme  sepse zhvillon aftësi thelbësore tek fëmijët e vegjël, të cilat do ju shërbejnë atyre gjatë jetës shkollore dhe të punës. Përmirësimi i notave, disiplina, menaxhimi i kohës dhe përmirësimi i komunikimit janë të gjitha aftësi jetësore që do të hapin derën për mundësi unike dhe do i ndihmojnë fëmijët të kenë sukses në karrierën e tyre. Kryerja e rregullt e detyrave të shtëpisë duhet të konsiderohet si një investim në të ardhmen e fëmijës suaj.

 

Duke e inkujaruar dhe duke e mbështetur fëmijën tuaj në bërjen e detyrave të shtëpisë mund të prisni të shihni avantazhet e mëposhtëme:

 

1◄Disiplina e praktikës

Përsëritja e një detyre disa herë mund të ndihet e mundimshme, por është e nevojshme për të ndihmuar fëmijën tuaj në rritjen e aftësive dhe në të kuptuarit e një teme të caktuar. Detyrat e rregullta të shtëpisë do t`i bëjnë disa koncepte më të lehta për t`u kuptuar dhe do t`i vendosin ato në një pozicion të favorshëm nëse ata kërkojnë një karrierë profesionale.

 

2◄ Aftësitë e menaxhimit të kohës

Detyrat e shtëpisë shkojnë përtej vetë detyrës nëse i ndihmoni fëmijët të marrin kontrollin e ngarkesës së tyre të punës dhe të rrisin aftësitë e tyre të menaxhimit të kohës. Detyrat e shtëpisë përcaktohen me një afat dhe marrja në dorë e këtij afati i ndihmon ata të mendojnë në mënyrë të pavarur dhe të zhvillojnë aftësitë e zgjidhjes së problemeve. Ky është një shëmbull kryesor se pse detyrat e shtëpisë janë të rëndësishme sepse menaxhimi i kohës është një aftësi jetësore që i ndihmon fëmijët gjatë arsimit të lartë dhe karrierës së tyre.

 

3◄Rrjeti I komunikimit

Detyrat e shtëpisë veprojnë si një urë lidhëse dhe mund t`i ndihmojnë mësuesit dhe prindërit të mësojnë më shumë se si nxënësit pëlqejnë të studiojnë, duke ofruar një kuptim më të thellë se si t`i qasen mësimit dhe zhvillimit të tyre. Shumë prindër gjithashtu duan që fëmija i tyre të marrë detyrat e shtëpisë në mënyrë që ata të kuptojnë se çfarë po mësojnë në shkollë.

 

4◄Ambient pune komod

Disa fëmijë kanë vështirësi të mësojnë jashtë zones së tyre të rehatisë, dhe pse klasat janë të dizanjuara për të qënë të ngrohta dhe mikpritëse, shpesh nuk ka vend si shtëpia. Detyrat e shtëpisë janë një mundësi për të mësuar dhe mbajtur informacion në një mjedis ku ata ndihen rehat, gjë që mund të ndihmojë në përshpejtimin e zhvillimit të tyre.

 

5◄Përdorimi i materialeve mësimore

Gjatë gjithë edukimit të një fëmije, është e rëndësishme të kuptuarit se si të përdoren burime të tilla si biblioteka dhe internet. Detyrat e shtëpisë i mësojnë fëmijët të kërkojnë në mënyrë aktive informacion duke përdorur këto burime për të përfunduar detyrat dhe kjo është një aftësi që do të jetë themelore gjatë gjithë jetësë tyre.

 

6◄ Disiplina e rishikimit

Detyrat e rregullta të shtëpisë i ndihmojnë fëmijët të zbulojnë një model që do t`i ndihmojë kur u kërkohet të studiojnë për teste dhe provime të rëndësishme. Fëmijët që janë të njohur me një rutinë të kryerjes së detyrave të shtëpisë do ta kenë të lehtë të përshtaten me një orar të kryerjes së rishikimeve të rregullta në shtëpi. Aftësi të tilla si aksesi në material mësimore, menaxhimi I kohës dhe disiplina do të ndihmojnë në përmirësimin e mënyrës sesi fëmijët rishikojnë dhe përfundimisht përmirësojnë notat e tyre.

 

7◄Kohë shtesë për të mësuar

Fëmijët mësojnë me ritme të ndryshme dhe koha e kaluar në klasë mund të mos jetë e mjaftueshme për disa student që t֝ë kuptojnë plotësisht konceptet kryesore të një lënde. Të kesh kohë shtesë për të mësuar në shtëpi mund t`I  ndihmojë fëmijët të fitojnë një kuptim më të thellë sesa do të kishin nëse do të mbështeteshin vetëm në kohën e tyre në shkollë. Detyrat e shtëpisë janë të rëndësishme sepse u japin prindërve dhe fëmijëve larine dhe kohën që u duhet për t`u përqëndruar në temat me të cilat ata mund të kenë vështirësi. Kjo kohë shtesë mund të bëjë një ndryshim të madh kur bëhet fjalë për provimet dhe notat.

Burimi: https://www.nordangliaeducation.com/news/2021/03/31/why-is-homework-important

No Comments

Post A Comment