Rreth AEL

Akademia AEL

Akademia e Gjuhëve Europiane është një qendër ndërkombëtare e gjuhëve të huaja, e licensuar, themeluar në 4 Tetor 2013 në Tiranë. AEL ofron kurse të gjuhës Angleze, Gjermane, Italiane dhe Frënge në të gjitha nivelet gjuhësore (A1-C1),  kurse pikture dhe kamp veror për fëmijë dhe adoleshentë. Qendra e kurseve është e njohur gjerësisht nga akronimi dhe hashtag-u në rrjetet sociale  #AEL. Slogani ynë është: “ENTER TO LEARN, LEAVE TO ACHIEVE!”.

Kurset në AEL realizohen me metodikën “experiential learning” me në fokus ndërveprimin e studentit me rrethana praktike dhe komunikimin. Angazhimi dhe mësimet dinamike inkurajojnë ndërveprimin dhe bashkebisedimin. Përmbajtja e kursit është bashkë-krijuar nga instruktorë dhe studentë bazuar në nevojat, interesat dhe aftësitë e studentëve. Me formatet tona të kurseve individuale  dhe në grup, studentëve iu garantohet vëmendje e personalizuar dhe shumë mundësi për bashkëveprim në klasë.

Vizioni dhe Misioni

Vizioni:

Të krijojmë një komunitet ku çdo njeri flet të paktën një gjuhë të huaj, në mënyrë që të ketë më shumë mundësi të reja në jetë.

Misioni:

Të ndihmojmë nxënësit të fitojnë dije, vlera si dhe aftësi jetësore përmes gjuhëve të huaja duke mundësuar një eksperiencë unike të të mësuarit.

Për të realizuar këtë mision stafi ynë angazhohet në mënyrë të vazhdueshme duke:

  • Përmirësuar rregullisht programet e studimit.
  • Duke qenë gjithmonë të hapur për të mësuar si dhe për tu përmirësuar.
  • Duke përdorur teknika të ndryshme të mësimdhënies të cilat përshtaten me kohën dhe studentë të ndryshëm.
  • Duke mundësuar një përvojë të paharrueshme të të mësuarit.
  • Duke punuar me njerëz me vizion, të palodhur dhe kreativ.

Vlerat:

Respekti– të respektojmë njëri-tjetrin si dhe mjedisin rreth nesh.
Empatia– të jemi me të empatikë në mënyrë që të kuptojmë më mirë çdo situatë.
Përgjegjësia – të jemi qytetarë të përgjegjshëm dhe të japim shembull për botën që duam të shohim.
Ekselenca– të jemi gjithmonë të angazhuar për të dhënë dhe për të marrë më të mirën në komunitet.

AEL, markë e regjistruar

Përvecse qendër e licensuar e cila ju pajis me certifikatë të njohur në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, AEL është gjithashtu markë e mbrojtur ligjërisht.

 

Në bazë të ligjit nr.17/2017, datë 16 02.2017, të drejtat e përdorimit të kësaj marke janë ekskluzive dhe ndalohet përdorimi, imitimi, kopjimi i produkteve dhe shërbimeve që janë në treg nën këtë markë tregëtare nga palë të treta të paautorizuara.

Për më shumë informacion, shfletoni: këtu

Themeluesja Eva Çota

Eva Çota zotëron diplomë Bachelor dhe Master Shkencor në mësimdhënie të gjuhës Angleze nga Universiteti i Tiranës dhe një MBA nga Universiteti Polis. Ajo është themeluese dhe drejtuese e Akademisë së Gjuhëve Evropiane (AEL), e cila u krijua në 4 tetor 2013. Eva është e apasionuar pas mësimit dhe zhvillimit personal dhe ka marrë kualifikime të shumta profesionale.

Eva ka përvojë në mësimdhënie, manaxhim, shitje dhe marketing duke numëruar mbi 10 vjet përvojë. Ajo ka punuar për kompani private në sektorin e shitjeve B2B dhe menaxhim, si dhe në sektorin publik, në Agjencinë Kombëtare të Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit. Ajo merr pjesë aktive në aktivitete StartUp dhe bootcamps duke vepruar si një lehtësuese dhe mentore për sipërmarrësit e rinj dhe në zhvillim dhe i ndihmon ata të ecin përpara.

LinkedIn Eva Çota