“Presim pranverën në #AEL” organizim festiv në 18 Mars

“Presim pranverën në #AEL” organizim festiv në 18 Mars

“Presim pranverën në AEL”

AEL rikthen traditën e shfaqjeve për fëmijë. Pas një shkëputjete të gjatë për shkak të pandemisë, shfaqjet me në fokus fëmijët vijnë për të kënaqur vogëlushët dhe prindërit e tyre.

Me kohështrirje prej 60 minutash, fëmijët do të këndojnë, recitojnë dhe aktrojnë në gjuhë të huaj (kryesisht Anglisht), mbështetur mbi programin e realizuar në kurs. Kjo është një mundësi për fëmijët për të rritur vëtëbesimin e tyre në gjuhë të huaj, për të zhvilluar dhe përmirësuar aftësitë e të folurit në publik dhe për të njohur veten edhe në një dimension artistik, përvec atij gjuhësor.  Rëndësi e vecantë do i jepet edhe nxënësve të pikturës të cilët do të kenë një ekspozitë të dedikuar atë ditë, dhe pjesëmarrësit e interesuar do mund të blejnë pikturat e tyre.

Surpriza të bukura e lumturuese janë rezervuar për të gjithë nxënësit, pjesëmarrësit dhe stafin pedagogjik të qendrës.

Data e festës:    18 Mars 2022

Ora:                       18:00

Vendi:                  Kolegji turk “Turgut Ozal”, pranë Spitalit Amerikan 3.

Bileta: 500 lekë (paguhet pranë sekretarisë).

Shënim: Bileta prej 500 lekësh paguhet për të mbuluar kosto organizative sic është qeraja e ambientit, sistemi audio, video, fotografi i eventit dhe cdo kosto tjeter. Pasi të mbulohen shpenzimet, pjesa e mbetur nga të ardhurat nga biletat do të shkojë për bamirësi në një proces plotësisht transparent. Kjo biletë paguhet nga prindi për fëmijën që do performojë në shfaqje, PRA NUK ËSHTË BILETË HYRJEJE PËR PJESËMARRËSIT. Pjesëmarrja e prindërve, të afërmve, miqve të fëmijëve është pa pagesë.

(*Nëse je pjesëmarrës dhe do të japësh kontribut për bamirësi, e mirëpresim edhe kontributin tënd.)

No Comments

Post A Comment