Si janë oraret?

Oraret e kurseve janë paradite dhe pasdite. Për më shumë informacion, kontaktoni sekretarinë.

Si bëhet vlerësimi?

Vlerësimi bëhet në bazë të testeve çdo 3 kapituj, në bazë të frekuentimit dhe aktivizimit në klasë si dhe në bazë realizimi projektesh. Në përfundim të çdo forme testimi apo vlerësimi, prindi vihet në dijeni nëpërmjet firmosjes së materialit të punuar nga fëmija e tij i cili mbart notën e mësueses. Ky material kthehet sërish tek mësuesja.

Sa orë zgjat 1 nivel?

Nivelet kanë kohëzgjatje të ndryshme në varësi të grupmoshës. Nivelet junior 1-5 (të fëmijëve) zgjasin 18 javë (4 muaj e gjysmë) Nivelet e adoleshentëve fillojnë me 4 muaj niveli A1 deri në 8 muaj niveli C1 (përfshirë përgatitjen për provimet Cambridge). Informacion më të detajuar gjeni në kategorinë e programeve mësimore. (kliko këtu).

Sa fëmijë ka në grup?

Në çdo grup ka 4-12 fëmijë.

Me cfarë metode punohet?

Metoda e fëmijëve është “I wonder 1-5”, e adoleshentëve është “Gateway A2-C1” dhe për të rritur “Life A1-C1”

Si janë të organizuara klasat?

Klasat janë të ndara sipas grupmoshave dhe niveleve. Grupmosha është 1 deri në 3 vjet diferencë për fëmijët, duke përcaktuar qartë se i përkasin të njëjtit nivel gjuhësor. Grupet e të rriturve +18 vjec ndahen vetëm sipas niveleve, por jo moshës.

Kush është stafi që jep mësim?

Stafi pedagogjik ka përfunduar studimet e larta në lëndën të cilën jep mësim, respektivisht Anglisht, Gjermanisht, Frengjisht dhe Italisht si dhe ka përvojë disavjecare në punë. Për më shumë informacion në lidhje me stafin, na kontaktoni.

Sa herë në javë zhvillohet mësimi?

Seancat mësimore për fëmijë zhvillohen 2 herë në javë nga 90 minuta. Programet e të rriturve realizohen me ritmin 2 – 5 herë në javë, sipas kërkesës së studentëve.

Si është ambienti ku zhvillohet mësimi?

Mjediset ku zhvillohet mësimi janë me ndriçim natyral, të bollshme dhe të rehatshme. Ato janë të përshtatura për të rritur dhe fëmijë. Veç kësaj, AEL njihet për mjedis shumë miqësor dhe të dashur pune për stafin dhe nxënësit ku të gjithë vijnë dhe rikthehen me shumë dëshirë dhe respekt për njeri-tjetrin dhe institucionin.

Çfarë metode pune ndiqet? (praktike, logjike, përmendësh)

Metodologjia e punës është e mbështetur mbi “experiential learning” (mëso duke bërë). Ne i orientojmë nxënësit tanë drejt formave më praktike të të mësuarit, kombinuar me një përvojë unike brenda dhe jashtë klasës.

Sa orë supozohet të kalojë fëmija duke bërë detyrat e shtëpisë?

Detyrat e shtëpisë kërkojnë kohë më të shkurtër nëse realizohen ditën që zhvillohet kursi pasi i kanë njohuritë të sapomarra. Kjo kërkon rreth 60-90 minuta për të arritur rezultate të larta. Më pas ditën e kursit, thjesht mund t’i përsërisë përpara se të vijë në klasë.

Çfarë certifikate merr në fund të kursit dhe nga kush njihet ajo?

AEL është licensuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregëtisë dhe Sipërmarrjes në vitin 2016 dhe çertifikata e lëshuar pas përfundimit të nivelit njihet nga çdo institucion privat dhe shtetëror në rang kombëtar.