14 Oct “Festivali i vjeshtës” – festojmë vjeshtën në mal me WEART KIDS dhe AEL
Çfarë i bën bashkë @weart.kids @ael.albania dhe @PeterPanKidstravel këtë vjeshtë?!
Dëshira për të sjellë një projekt unik për fëmijët tuaj në të cilin festojmë dashurinë për vjeshtën magjike, natyrën dhe artin!
Një aktivitet që nuk është parë e dëgjuar më parë në Tiranë vjen për fëmijët e grupmoshave 5-12 vjeç në datën 22 tetor.
Çfarë duhet të dinë prindërit:
1. Kush mund të marrë pjesë?
-Ky aktivitet është i pështatshëm për fëmijë të grupmoshës 5-12 vjeç dhe mund të marrin pjesë edhe fëmijë të cilët nuk i frekuentojnë @weart.kids apo @ael.albania përveç fëmijëve që ndjekin kurse në secilën prej qendrave.
2. Çfarë do të bëhet në festivalin e vjeshtës?
Të gjitha veprimtaritë që do realizohen janë të listuara në postim dhe i zbuloni me 1 swipe.
3. Kur bëhet nisja dhe kur është kthimi?
Nisja bëhet në orën 8.30 pranë secilës prej studiove @weart.kids dhe @ael.albania.
Kthimi bëhet pasdite, rreth orës 18:00 në po në të njëjtin vend.
4. Çfarë duhet të kenë me vete fëmijët?
Fëmijët duhet të kenë me vete dëshirën dhe energjinë për të eksploruar natyrën. Përpos kësaj, veshje sportive të rehatshme dhe një palë ndërresa rezervë për çdo rast të paparashikuar.
5. A lejohen celularët me vete?
Fëmijët do i dorëzojnë të gjitha pajisjet elektronike sapo të nisë aktiviteti dhe do i marrin ne fund të tij. Organizatorët kanë menduar për fotot duke marrë një fotografe profesioniste për ta përcjellë përvojën sa me të plotë edhe tek ju që nuk do të jeni prezentë.
6. A mund të vijnë prindërit? Sa është kapaciteti maksimal?
Për herë të parë ne po organizojmë një aktivitet i cili përfshin edhe prindërit. Çdo prind që do të shoqërojë fëmijën por edhe të kalojë një të shtunë të veçantë, është i ftuar të na bashkohet. Por kujdes! Prindërit duhet të vijnë me makinat e tyre personale dhe fëmijët do jenë me fëmijët në furgona. Ky aktivitet është ideuar për një numër të kufizuar pjesëmarrësish ndaj ju duhet të konfirmoni sa më parë pjesëmarrjen e fëmijës suaj (emri, mbiemri, mosha, fhe nëse ka info të rëndësishme që stafi duhet të dijë për fëmijën).
7. Cila është data e fundit e konfirmimit të rezervimit?
Regjistrimet mbyllen në datën 20 tetor, pasi bëhet regjistrimi dhe pagesa. Pagesa është e pakthyeshme, por e transferueshme. Psh nëse fëmija që është regjistruar nuk vjen dot, ja transferon vendin e tij një fëmije tjetër.
8. Çfarë përfshin pagesa?
Pagesa përfshin gjithçka që fëmijët do bëjnë, duke nisur nga transporti, dreka në restorant, pajisjet që do përdorin, etj.
9. Çfarë duhet të kenë parasysh fëmijët?
Duke qenë një aktivitet në grup, çdo grup do ketë një lider. Fëmijët duhet të dinë se për çdo çështje duhet t’i drejtohen liderit të tyre. Komunikimi është jashtëzakonisht shumë i rëndësishëm, ndaj do kujdesemi që të ndërtojmë dhe ruajmë marrëdhënie pozitive duke folur me njeri-tjetrin. Prindërit porosisin fëmijët se çdo vendim i liderit të grupit duhet të merret i mirëqenë. Kjo na ndihmon në mbarëvajtjen e gjithë aktivitetit.
10. Ku do zhvillohet ‘Fall festival?’
Festivali i vjeshtës do të zhvillohet në malin e Dajtit tek ‘Dajti Paradise’ ?
Në fund të ditës vogëlushët do të pajisen me një çertifikatë pjesëmarrjeje për ta dokumentuar përgjithmonë këtë përvojë unike. ?
Norketa
Posted at 12:33h, 14 OctoberHi Eva,
Duam t’ju bashkohemi dhe une me Kaltren!
Isea Shalca
Posted at 13:13h, 14 OctoberJam dakort me aktivitetin qe do te zhvilloni .
Isea shalca
Posted at 13:14h, 14 OctoberJam dakort me aktivitetin qe do te zhvilloni