#NAD2019 National Day of Activism

#NAD2019 National Day of Activism

Kënaqësia më e madhe e një mësuesi, ashtu si e një prindi, është kur fëmijët ia dalin me sukses.

Sot ishte një nga ato ditë që shumë njerëz komplimentonin të vegjëlit tanë dhe ne thonim me krenari e mburrje se ata janë nxënësit e tanë. Fëmijët e #AEL marshuan për të drejtat e njeriut e për të drejtat e fëmijëve duke dashur të përcjellin mesazhin se aktivizmi qytetar është jetik për një shoqëri të shëndetshme dhe një shoqëri që REAGON!

Dita kombëtare e aktivizmit duhet të shërbejë si këmbanë zgjimi për çdo qytetar. Si një institucion që punojmë vetëm me fëmijë, ne ndjejmë detyrimin që t’i edukojmë ata me këtë frymë qytetarie SEPSE MUNDEMI dhe edukimi nuk duhet të ketë kufij.
Në performancën e tyre, nxënësit përcollën stereotipet gjinore që ekzistojnë, nëpërmjet një loje të shkëputur nga #Compasitomanual. Loja është veprimtaria më efektive e të mësuarit për fëmijët dhe s’mund ta linim jashtë as këtë herë.

Po ashtu, fëmijët interpretuan një nga këngët më përfaqësuese të të drejtave të fëmijëve e prodhuar nga #UNICEFUK.

Patëm kënaqësinë të kishim vëmendjen e gjithë pjesëmarrësve në aktivitet dhe duartrokitjet e tyre gjithashtu.

NË #AEL NUK MËSOJMË THJESHT GJUHË TË HUAJA, MËSOJMË VLERA PËR JETËN! #NAD2019

No Comments

Post A Comment