03 Nov “Peter Pan Club” Card
Karta “Peter Pan Club” e anëtarësimit vlen për aktivitetet dhe udhëtimet për fëmijë që organizon @peterpan.kids.travel dhe @ael.albania i cili është subjekt i kushteve dhe termanve të përgjithshme të cilat mund t’i gjeni të plota në vijim.
Klientët
- Kjo kartë vlen për fëmijët e moshës 6-16 vjec.
- Anëtarësimi bëhet në emër të fëmijës (jo prindit) dhe vlefshmëria e kartës është 1 vit nga data e regjistrimit.
- Anëtarësimet pranohen nga fëmijë që frekuentojnë AEL, po ashtu edhe nga fëmijë që nuk ndjekin kurset tona por janë të grupmoshës së mësipërme. Të gjithë fëmijët kanë mundësi të barabarta në këtë program.
- Kjo kartë është e patransferueshme dhe duhet të përdoret vetëm nga 1 fëmijë, emri i të cilit është shënuar mbi kartë.
- Anëtarët do të njoftohen të parët për çdo ekskursion dhe aktivitet argëtues për fëmijët.
- Anëtarët kanë mundësinë të përfitojnë nga projekte, aktivitete të mbyllura, dhe plane të minutës së fundit, me dhe pa pagesë.
- Të gjitha aktivitetet përgjatë vitit do të jenë gjithmonë me numër të kufizuar pjesëmarrësish për efekt mirëorganizimi dhe mirëmenaxhimi, me qëllim krijimin e një përvoje unike për fëmijët tuaj.
- Prindërit mund të rezervojnë vendin e fëmijës dhe kanë mundësinë ta anullojnë atë, deri ne 24 orë para nisjes së aktivitetit për të marrë 100% të plotë pagesën mbrapsht.
- Anullimi 12 orë para nisjes kompeson 80% të vlerës totale të paguar nga klienti.
- Për aktivitetet që bëhen me pagesë, për anullimet e minutës së fundit, pagesat janë të pakthyeshme, por të transferueshme. Psh: Nxënësi 001 anullon rezervimin, ai mund të gjejë shok/shoqe/të afërm dhe t’ja japë rezervimin e vet, por ky i fundit duhet të bëjë anëtarësim në club.
- Prindërit duhet patjetër të bëjnë me dije stafin para nisjes së aktivitetit në rast se fëmija ka alergji ushqimore ose nevojë për asistencë të shtuar gjatë kohës që do shpenzojë me ne.
Agjensia
Agjensia ka për detyrë të:
- Ketë komunikim professional, transparent dhe të paanshëm me klientin, në çfarëdo rasti dhe rrethane.
- Njoftojë të paktën 24 orë në avancë për ndryshime thelbësore të aktiviteteve.
- Të sigurojë transportin dhe të gjitha kushtet optimale për fëmijët në varësi të aktivitetit.
- Të mbajë të informuar prindërit për ecurinë e aktivitetit ku fëmija merr pjesë dhe të njoftojë në kohë reale në rast problemi.
- Të marrë aprovimin e prindërve për postimin e fotove në rrjete sociale.
- Të njoftojë prindërit para nisjes së aktivitetit për rregullore specifike apo këshilla që duhet të kenë parasysh.
- Të respektojë me rigorozitet programin për të cilat zotohet para nisjes së aktivitetit
- AEL dhe agjensia Peter Pan Kids Travel rezervojnë të drejtën e ndërprerjes së anëtarësimeve në këtë program.
Termat dhe kushtet e kcsaj karte mund të ndryshojnë vetëm nga AEL. Vizitoni www.ael-albania.com për më shumë informacion.
Dërgo sms në +355 69 36 58 864 emrin, mbiemrin dhe datëlindjen e fëmijës për të bërë anëtarësimin dhe për tu pajisur me kartë. Anëtarësimi vjetor në PETER PAN CLUB kushton 500 lekë.
Aleksandros Metushi
Posted at 15:16h, 05 NovemberJam Aleksandros Metushi
Aleksandros Metushi
Posted at 15:16h, 05 NovemberEshte nje kenaqesi e vertet qe jam ne ael
Orkida Prifti
Posted at 17:23h, 05 NovemberOk super jam e nderuar ♥️
Rea Ogiçi
Posted at 17:42h, 09 NovemberAEL super te kenaqur❤️?